MK

Branko Përla

Shteti duhet të angazhohet në mënyrë aktive në riciklimin, jo vetëm përmes sistemeve të kontrollit dhe rregulloreve ligjore, por edhe përmes motivimit, për shembull lehtësimeve tatimore, në vend që ajo të lihet në ndërgjegjen e kompanive private.

Në skenën e njohur të filmit të animuar Bambi, kaprolli i vogël dhe i pafajshëm, menjëherë pas lindjes, me pasiguri ngritet në katër këmbët, që janë pothuajse shkopinj dhe i bën hapat e para në pyllin e tmerrshëm dhe të pasigurt.... Riciklimi në Maqedoni sot është në të njëjtat këmbë të pasigurta, i pa përkrahur dhe i lënë në vetëdijen e qytetarëve dhe të disa firmave private  që në mënyrë të pavarur bëjnë përpjekje që të ballafaqohen me këtë problem i cili është i madh sa një mal i tërë. Por, problemi ekziston edhe në nivel botëror.

A na shkon mendja më larg nga kontejneri?

Çdokush që ka udhëtuar nëpër Maqedoninë është bërë i vetëdijshëm për problemin që e kemi me mbetjet. Ato janë çdokund, në hendeqet përkrah rrugëve, në shpatet e maleve, në lumenjtë, në rrugët, hapësirat e gjelbra, para ndërtesave e kështu me radhë. Sado që mos të dëshirojmë ta pranojmë këtë problem, mysafirët tanë nga bota e jashtme (dhe madje edhe ata nga vendet evropiane që kanë BPV më të ulët se ne, si Moldavi, që në këtë rast është e dëshmuar nga autori i tekstit) shpesh herë na e vënë atë në pah.

Ajo është pyetja e parë me të cilën ballafaqohen iniciativat qytetare më shpesh të organizuara përmes Fejsbukut, si për shembull grupi “Mos hidh, mos ndot”.  Mediet sociale kanë fuqi të madhe për ndryshim të shoqërisë drejtë gjendjes më të mirë të shoqërisë, sipas shembullit të ndryshmeve të a.q. Fejsbuk revolucione, duke filluar nga i njohuri Revolucion Irlandez të vitit 2009. Pjesëtarët e grupit “Mos hidh, mos ndot” i përcaktuan vendet ku ka mini-deponi, i dokumentuan dhe u vunë në pah kompetentëve përmes hartës interaktive, që ato të reagojnë në mënyrë përkatëse. Dhe me të vërtetë, një pjesë e këtyre vendeve janë pastruar me përkrahje nga Qyteti i Shkupit dhe reagimi i tyre erdhi pas paraqitjes së vendeve të këtilla, për të cilën gjë u përdorën linqe nga grupi.

Ajo që nuk është e pastruar pjesëtarët e pastrojnë vetë. Organizohen aksione, thirren banorët që vetë të dalin para ndërtesave të veta dhe ti menaxhojnë mbetjet. Një pjesë e këtyre aksioneve janë të suksesshme dhe mbetjet përfundojnë atje ku duhet – në kontejnerët. Por, atëherë, si në momentin e iluminimit, u imponua pyetja “çka Mëtutje”? Pyetje që mbetet e hapur.

“Larg nga sytë, larg nga mendja”

1qMe të vërtetë, çka ndodh me mbetjet pasi të grumbullohet nga kontejnerët dhe do të dërgohet në deponitë. Ato depozitohen, shpërbëhet, e ndotin tokën, digjen dhe e ndotin ajrin ose e gjejnë rrugën tek ujërat dhe oqeanet. Për këtë çështje gjithnjë e më tepër flitet në mediet botërore. Në një, video nga Seeker, rrjet amerikan digjital mediatik para do kohësh të publikuar,, diskutohet për vendet të cilat prodhojnë më tepër mbetje plastike dhe me atë i ndotin oqeanet.

Videoja fillon me të dhënën se Kina është ndotësi më i madh i oqeaneve, gjë e cila menjëherë shkakton skepticizëm te shikuesi. Por, mandej përkujtohet se Kina nuk është prodhuesi më i madh, por importuesi më i madh i mbetjeve. Sipas shkrimit në The Verge, rrjeti amerikan për lajme nga fusha e teknologjisë, që nga viti 1988 gjysma nga mbetjeve botërore përfundonë në Kinë! Por, nga viti 2018 (30 vite më vonë), Kina nuk importon më mbetje. Me atë u zhduk vrima e zezë në të cilën vendet me zhvillim të lartë (para së gjithash SHBA) mendonin se mbetjet thjeshtë zhduken. (Grafiku është nga shkrimi i publikuar në gazetën ndërkombëtare ditore Financial Times.)

Vendimi i Kinës që më në fund të kujdeset për problemet e veta ekologjike shkaktoi panik të vërtetë në kompanitë amerikane për grumbullimin e mbetjeve dhe te brokerët të cilët qëndrojnë në zyra me dizajn bashkëkohor dhe përmes telefonit tregtojnë me mbetjet, aspak duke mos i përlyer duart. Ajo mund të shihet edhe në një video shumë informative në Vice News, sajt për ese dokumentare të cilat shpesh herë përpunojnë ide dhe paraqitje kontroverse, në temën për krizën e riciklimit. Burime të tjera, si ReThink Disposable, program amerikan dhe fond për ujë të pastër, parashikojnë fund të riciklimit, por ka edhe të tillë, si  Adam Minter, kollumnist në Bloomberg, të cilët konsiderojnë se për atë në fund do të paguajë konsumatori i rëndomtë.... Çfarë do qoftë skenari të parashihet, e vërteta është se nuk ekziston shtet i cili mund në përgjithësi ti menaxhojë mbetjet, dhe në të ardhmen do të krijohen vetëm më tepër mbetje, dhe ato do të paraqesin një problem edhe më të madh.

Informacion dhe aksion

Në grupin “Mos hidh, mos ndot” gjendet një dokument i hapur për të gjithë pjesëtarët që mund ta ndryshojnë dhe ta plotësojnë dhe përmban një listë të gjatë të kompanive në Maqedoni të cilat merren me seleksionim dhe riciklim të mbetjeve. Aty gjenden kompani të cilat riciklojnë letër, plastikë, kanoçe teneqeje, qelq, hekur, mbetje elektrike, elektronike dhe mbetje nga bateritë, si dhe të tilla që i grumbullojnë mbetjet organike dhe prej tyre bëjnë komposto ose e grumbullojnë vajin e mbetjeve nga vaji për gatim nga shtëpitë e qytetarëve.

Çështje tërësisht e ndryshme është se si riciklohet në Maqedoni dhe se sa këto praktika që duhet ta ruajnë  ambientin mund ta kenë efektin e kundërt. Sipas një shkrimi në The New York Times, si dhe nga shumë burime të tjera, nëse nuk zbatohet ashtu siç duhet riciklimi, për shembull mbetjet elektronike, ato mbetje mund të jenë të rrezikshme për njerëzit dhe rrethinën. Prandaj, nevojitet që shteti në mënyrë aktive të kyçet në riciklimin, jo vetëm përmes sistemeve të kontrollit dhe përmes regullativave ligjore, por edhe përmes motivimit, për shembull lehtësimeve tatimore, në vend që kjo tu lihet vetëdijes së kompanive private. Në grupet për mbrojtje të ambientit ka edhe informacione për disa nga këto kompani të cilat janë vetëm agjenci për marrëdhënie me opinionin, të cilat vendosin kontejnerë për riciklim dhe mandej problemin ua lënë shërbimeve publike, duke mos u brengosur se ku përfundojnë ato mbetje. Prapëseprapë, një gjë befason – sa më tepër që njeriu hulumton në temën e riciklimit, aq më tepër ballafaqohet me mistere dhe çështje të pasqaruara  rreth problemit me hedhjen, selektimin, deponimin dhe riciklimin e mbetjeve.

Kush dhe si riciklon në Maqedoni?

Konkretisht, në Maqedoni, Pakomak perceptohet si kompani me përgjegjësi më të madhe e cila realizon fushata për edukim dhe vendos kontejnerë për grumbullim të mbetjeve dhe atë kryesisht mbetje nga ambalazhi (letër, plastikë, teneqe kanoçesh, qelq). Më tej shquhet Еko enerxhi sistem kompani me një diapazon shumë të gjerë të riciklimit e vendosur në Kavadar.

Kompanitë e tjera kryesisht janë të specializuara. Për shembull, për plastikë është e specializuar kompania Grinteks МК, për letër DS Smith, për hekur Еко cirkon, për qelq Акron SHPK. Еlkoelekt është e specializuar për mbetje elektrike dhe elektronike nga bateritë dhe akumulatorët, ndërsa krahas infrastrukturës që e ka vendosur në një numër të madh të komunave, organizon edhe lojëra shpërblyese për ngritje të vetëdijes publike te popullata. Këto janë lokacionet e kontejnerëve për e-mbetje. Përveç tyre, veprimtari të ngjashme kanë edhe  Екоcentar 97.

Interesante janë edhe iniciativat për grumbullim të mbetjeve organike, si aksioni i Sunilens Dooel që e grumbullojnë vajin mbetës për kuzhinë nga shtëpitë dhe МаМаОrgana me dy punkte për grumbullim të mbetjeve organike nga të cilat bëhet kompozit në lagjet Lisiçe dhe Maxhari.

Se si është e tërë kjo e rregulluar nga shteti, qëndron në dokumentin të titulluar si Ligj për menaxhim me paketim dhe mbetje nga paketimi, që ka hyrë në fuqi në vitin 2011, ndërsa në lidhje me shpjegimin e vetë ligjit dhe realizimin e tij në Maqedoni, si burim i mirë është shkrimi nga Deutsche Welle i titulluar si “Riciklimi i mbetjeve në Maqedoni ka efekte ekologjike dhe ekonomike”.

Tema nuk është e “kyçur”

Tema e riciklimit nuk është e thjeshtë, e as që mund të sjell konkluzë definitive, për shkakun e thjeshtë që riciklimi në Maqedoni dhe në botë nuk është problem i kryer. Nevojitet që vazhdimisht të rishqyrtohet dhe hapet kjo çështje. Ligjet në Maqedoni ekzistojnë, por edhe mënyrat për selektim dhe riciklim të mbetjeve. Por, gjithashtu ekzistojnë edhe spekulime, si dhe dëshmi të qytetarëve se të gjitha këto elemente praktikisht nuk funksionojnë. Shembulli më shpesh i theksuar është se mbetjet e selektuara përfundojnë në kontejner me mbetje të përziera. Kompanitë private zbatojnë punëtori dhe fushata për edukim, por do të duhej që edhe vetë shteti në mënyrë më aktive të përfshihet në to, me mekanizma për shpërblim, por edhe për ndëshkim. Neve, si qytetarë, na mbetet të kujdesemi që të seleksionojmë në mënyrë të drejtë. Por, edhe më me rëndësi nga selektimi dhe riciklimi është ri-përdorimi i gjërave dhe ky është hapi i ardhshëm të cilit institucionet duhet ti kushtojnë vëmendje.

Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit