За Дома
Дома е едукативна еколошка онлајн платформа на Институтот за комуникациски студии.
За ИКС
IKS
Мисијата на ИКС е да помогнеме во зајакнувањето на македонската демократија во работата со медиумите, граѓанското општество и јавните институции, едуцирајќи критична јавност која ќе бара поголема транспарентност и отчетност преку вклучување на граѓаните во креирањето јавни политики.
+389 2 3090 004
Поврзани страници
Samo Prasaj logo

ResPublica logo

Jeta sekrete e kafshëve

Biodiversiteti i pasur është kryesisht karakteristikë e shtetit tonë. Numri i ndryshëm i relieveve dhe peizazheve ka krijuar mundësi për zhvillimin e ekosistemeve dhe habitateve  të shumtë që paraqesin shtëpi për një numër të madh i llojeve të kafshëve. Fatkeqësisht, mënyra moderne e jetës na ofron mundësi të vogël që ne ta përcjellim dhe vëzhgojmë jetën fantastike të kafshëve. Shumë pjesë të jetesës së tyre, na mbeten sekret, por ja disa punë që i dimë.

Kredharaku gushë zi është banor i rregullt i liqeneve të Maqedonisë. Një çift çdo vit bën nga 3 deri në 4 zogj. Pasi të vegjlit të dalin nga veza, menjëherë e braktisin folenë me atë që ngjiten në shpinën e prindërve dhe qëndrojnë atje derisa të jenë të aftë për të bërë not. Megjithëse noti zakonisht është më i lehtë se fluturimi, prindërit qëndrojnë vazhdimisht pranë tyre duke i inkurajuar në përvetësimin e teknikës së re.

Tajniot zivot na zivotnite 2Kredhakët gushë zi janë prindër të kujdesshëm. Pas daljes së të vegjëlve nga vezët, prindërit nuk ndahen prej tyre as për një çast. Pasi të mësojnë të rinjtë të bëjnë notë, mësimi i radhës është cili ushqim është i ngrënshëm e cili është pangrënshëm. Këto zogj kanë spektër të gjerë të ushqimit që përfshin: gaforre, insekte, butakë, fulterëza, bretkosa dhe peshq të vegjël. Gjuajtjen e bëjnë duke u zhytur në ujë ndonjëherë edhe deri në 30 sekonda. Zogjtë kanë metabolizëm të shpejtë dhe apetit të madh, gjë që detyra e prindërve nuk është aspak e lehtë.

Tajniot zivot na zivotnite 1Çafka e bardhë e vogël është lloj i zogut ujor i cili është i përhapur gjerësisht dhe është vizitor i shpeshtë i pothuajse të gjitha habitateve të ulëta ujore në Maqedoni. Këmbët e tyre të holla dhe të larta u mundësojnë të lëvizin më lehtë nëpër ujërat e cekëta bregore në kërkim të ushqimit, ndërsa sqepi i tyre i gjatë është vegël e shkëlqyeshme për kapje të çdo lloji të gjahut që u del para; peshq, bretkosa, krimba, gjarpinj, insekte, bile edhe gjitarët e vegjël janë pjesë e rregullt e ushqimit të tyre.

Tajniot zivot na zivotnite 1Me sa duket në fotografinë nuk ndodh asgjë e veçantë. Dy breshka ujore që rreziten në drurin e rënë.  Megjithatë, bëhet fjalë për edhe një problem i krijuar për shkak të ndikimit të njeriut. Breshka e kënetës (djathtas) është lloj breshke ujore me përhapje të kufizuar në Maqedoni, e gjithashtu është e shpallur si “e rrezikuar” sipas Listës së kuqe kombëtare për zvarranikë dhe amfibe. Nga ana tjetër breshka me veshë të kuq (majtas) është lloj invaziv që haset përgjatë lumit Misisipi dhe Gjirit meksikan, ndërsa njëkohësisht është edhe lloji më i njohur i breshkës së akuariumit që gjendet pothuajse në çdo shitore për kanakarë. Lëshimi i pandërgjegjshëm i këtyre bretkosave në natyrë bëri që të formohet popullatë e egërsuar e cila, ngadalë, por sigurt fillon të përhapet. Ekologjia e ngjashme dhe nevojat jetësore të këtyre dy llojeve kontribuojnë për stres dhe presion plotësues mbi popullatën e breshkës së rrallë dhe të rrezikuar të kënetës. Si do të përhapet breshka vesh kuq dhe deri në cilën shkallë do të ndikojë kjo mbi botën e egër te ne, do të shohim më vonë.

Tajniot zivot na zivotnite 1Bajzat janë një ndër zogjtë më të shpeshtë ujorë në Maqedoni. Mund të hasen në tre liqenet natyrore, si dhe në numër të madh të akumulimeve, moçaleve dhe kënetave. Gjatë dimrit formojnë tufë shumë të madhe që ndonjëherë përbëhet nga më shumë se njëqind zogj. Megjithatë, gjatë sezonit të çiftimit, këto zogj janë veçanërisht territorialë dhe agresivë ndaj zogjve të tjerë që hyjnë në territorin e tyre, veçanërisht ndaj atyre të llojit të njëjtë. Në ruajtjen e territorit janë përfshirë të dy prindërit.

Tajniot zivot na zivotnite 1Ekzistojnë shumë lloje të zogjve që janë veçanërisht monogamë, megjithatë, me siguri lloji më karakteristik i cili simbolizon dashuri romantike është mjellma me xhungë. Ngjyra e pastër e bardhë dhe pamja e butë madhështore e këtyre zogjve ka shërbyer si frymëzim për numër të madh të shkrimtarëve, piktorëve dhe kompozitorëve që të krijojnë vepra artistike të cilët edhe sot janë të njohur në nivel botëror. Këto zogj edhe në realitet janë romantikë të vërtetë. Në rast të humbjes së partnerit, zogjtë kalojnë përmes një periudhe të pikëllimit me atë që kalojnë një kohë të gjatë aty ku ka jetuar më parë partneri, e pastaj largohen dhe i bashkohen tufës tjetër të mjellmave.

Tajniot zivot na zivotnite 1Çafka e vogël e ujit është gjuetar shumë i mirë. Ai posedon këmbë të specializuara mirë që i mundësojnë të ngjitet lehtë nëpër degë dhe kallame mbi ujë prej ku e përgjon dhe e gjuan gjahun. Ky zog i radhit kallamet pranë trupave të mëdha ujore prej ku gjuan, por edhe e ndërton folenë e vet. Ushqimi i preferuar i tij janë peshqit, megjithatë nuk e lëshon mundësinë për të gjuajtur edhe amfibe, krimba, gjarpinj ose insekte. Shpeshherë e shfrytëzon sqepin e ashpër për ta shpuar peshkun para se ta hajë, por ndonjëherë gëlltit edhe peshq të gjallë. Te ne, çafka e vogël e ujit është zog shtegtar dhe gjatë dimrit shtegton në Afrikë.

Tajniot zivot na zivotnite 1Trishtili blu është banor i shpeshtë i pyjeve në Maqedoni, megjithatë shpesh e hasim edhe në qytete, veçanërisht në parqet dhe sipërfaqet tjera të gjelbra. Sa i përket zgjedhjes së vendit për ndërtim të folesë, trishtilat blu janë kampionë të vërtetë. Bëjnë fole në vrima të ndryshme që u përshtaten: në dru, shtylla elektrike, mure, qeramidhe, bile edhe në kuti postare. Numërojnë afro 7-8 të vegjël, megjithatë në vrimën e njëjtë mund të bëjnë vezë më shumë se një femër. Shumë zogj për ushqim, që do të thotë shumë punë për prindërit. Secili prej prindërve gjatë kujdesit ndaj të vegjëlve mund të sjellë ushqim në fole në çdo 30 sekonda, dhe atë ta bëjë çdo ditë, tërë ditën.

Tajniot zivot na zivotnite 1Pasi të fluturojnë të vegjlit nga foleja, ato një kohë të caktuar ndiqen nga prindërit të cilët ende i ushqejnë por edhe i mësojnë si të sillen në botën e egër. Sapo të dalin nga vezët, kredhakët e vegjël gushë zi menjëherë ngjiten mbi shpinën e prindërve të tyre dhe e braktisin folenë përgjithmonë. Kjo dukuri mundëson mbrojtje të të vegjëlve nga grabitqarët e ndryshëm dhe nga moti i keq, por edhe e lehtëson punën e prindërve me atë që nuk duhet patjetër të notojnë vazhdimisht deri te foleja që t’i ushqejnë zogjtë e vegjël. Kështu, zogjtë e rinj do të qëndrojnë me prindërit derisa t’i ndërrojnë pendlat, të forcohen dhe të aftësohen për të bërë not dhe për gjuajtur vet.

Tajniot zivot na zivotnite 1Pëllumbi gungash është zog shumë i njohur dhe karakteristik për këto hapësira. I popullon pothuajse të gjitha pyjet dhe parqet më të mëdha në shtet. Dallohet nga pëllumbi i zakonshëm për nga ngjyra violete e pendlave, “gjerdani” i bardhë dhe vijat e bardha te krahët që mund të vërehen gjatë fluturimit.  Pëllumbi gungash është zog monogam dhe çiftohet me një partner të njëjtë derisa njëri partner nuk ngordh. Pasi të kalojë një periudhë e caktuar, zogu i mbijetuar dalëngadalë do të fillojë të kërkojë partner të ri. Por megjithëse janë monogamë, mashkulli çdo sezon duhet patjetër ta përfitojë partneren, edhe në periudhën pranverore mund të vërehet “vallëzimi” i tij. Kur bëhen lozonjarë ato fluturojnë pothuajse vertikalisht lart deri në një lartësi më të madhe e pastaj i mbledhin flatrat, e zgjerojnë bishtin dhe lëshohen pingul me shpejtësi mbresëlënëse. Nëse partnerja vlerëson se janë në formë të mirë fizike për t’u kujdesur për të vegjlit, mund të fillojë sezoni i çiftimit.

Tajniot zivot na zivotnite 1Bleta mjaltëse është me siguri insekti më i njohur dhe më i popullarizuar. Por, vallë i njohim mjaftueshëm këto fqinj tanë të vegjël? Që në moshën e vegjëlisë na mësojnë se bletët janë pllenuesit më të dobishëm në planet, dhe se pa ekzistimin e tyre nuk do të kishte jetë. Ky narrativ, sado që të jetë qëllimmirë dhe i dobishëm, megjithatë është i gabuar. Bleta mjaltëse evropiane në fakt aspak nuk është evropiane. Ajo vjen nga Azia, ndërsa emrin e ka marrë sepse kolonialistët evropianë e kanë sjellë në Amerikën Veriore. Bile edhe popullatat “e egra” të bletës mjaltëse janë në fakt bleta të egërsuara vendase të cilat kanë filluar të përhapen nëpër natyrën, e njëkohësisht të paraqesin konkurrencë për pllenuesit (vendas) autokton. Megjithatë, kultivimi shumëshekullor i bletëve vendase në këto hapësira ka kontribuar që biodiversiteti lokal t’u përshtatet prezencës së tyre. Hulumtimet e bëra në Britaninë e Madhe treguan se bletët dhe një lloj brumbulli janë në konkurrencë sepse ushqehen në territoret e njëjta. Që të maksimalizohet efikasiteti i tyre gjatë ushqimit, brumbujt janë përshtatur që të fluturojnë lule më lule në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa bletët mjaltëse i shfrytëzojnë lulet e njëjta pasdite.

Tajniot zivot na zivotnite 1Po të kishte ekzistuar shpërblim për zogun më të larmë në Maqedoni, definitivisht duhet ta fitojë bletëngrënësja. Bëhet fjalë për zogj shtegtarë të cilët gjatë verës janë të pranishëm në territorin e gjithë shtetit me përjashtim të viseve të larta malore. Bletëngrënësit jetojnë në koloni dhe i ndërtojnë foletë në vrima në shkarje vertikale, toka ose brigje të gërryera. I hasim rregullisht duke fluturuar në tufë përderisa gjuajnë por edhe duke pushuar në grupe te “pushimoret” e tyre të preferuara. Siç tregon edhe emri, këto zogj ushqehen me bleta por edhe me lloje tjera të ndryshme të insekteve fluturuese siç janë pilivesat, grerëzat, arëza dhe brumbujt. Bletëngrënëset janë zogj socialë dhe shpesh mund të vërehet duke i dhuruar njëri-tjetrit insekte që kanë kapur dhe me atë i forcojnë lidhjet e tyre miqësore.

Tajniot zivot na zivotnite 1Gjatë sezonit të çiftimit, pata e egër zakonisht bën 8 deri në 13 vezë në folenë e saj. Megjithatë, jo të gjitha vezët arrijnë të mbijetojnë dhe jo të gjithë të vegjlit arrijnë pjekurinë. Megjithatë, patat e egra femra janë super heronj të vërtetë. Pasi nëna t’i bëje vezët mashkulli e braktis dhe i bashkohet tufës së meshkujve duke i braktisur të gjitha obligimet prindërore. Në 2 muajt e ardhshëm të rinjtë vazhdimisht do ta ndjekin nënën dhe do të mësojnë për habitatin, si dhe me çka të ushqehen dhe nga kush duhet të mbrohen.

Tajniot zivot na zivotnite 1Njëri prej zogjve më të shpeshtë që hasen në mjediset urbane dhe rurale janë gargujt. Bëjnë fole gjithandej; vrima në drunjtë, çarje në mure, drita të prishura të rrugës, shtylla elektrike, çati. Thjesht janë gjithandej. Verës, cicërima e të vegjëlve të cilët “qajnë” për ushqim mund të dëgjohet gjithandej nëpër qytetet, e veçanërisht në parqet. Këto zogj të cilët janë pak më të mëdhenj se zogjtë luajnë rol të rëndësishëm në ekosistemin me atë që rregullohen shumë lloje të ndryshme të insekteve nga shumimi tepër i madh. Megjithatë, fakti që hanë fara dhe pemë bën që shumë njerëz t’i shohin ato si dëmtues.  Gjatë muajve të ftoftë mund të shihen duke formuar tufa shumë të mëdha që përbëhen prej mijëra zogjve, dhe këto ndodhi janë spektakël i vërtetë i natyrës.

Autor: Nenad Petrovski, Shoqata ekologjike e Maqedonisë

Fotografia:  Velian Jagev

Share

samo-prasaj_gif-3