fbpx


За Дома
Дома е едукативна еколошка онлајн платформа на Институтот за комуникациски студии.
За ИКС
IKS
Мисијата на ИКС е да помогнеме во зајакнувањето на македонската демократија во работата со медиумите, граѓанското општество и јавните институции, едуцирајќи критична јавност која ќе бара поголема транспарентност и отчетност преку вклучување на граѓаните во креирањето јавни политики.
+389 2 3090 004
Поврзани страници
Samo Prasaj logo

ResPublica logo

Betondet

Ndërtime në disa metra larg begut të detit, parku më i madh natyror Stranxha, janë shkaku për pakënaqësitë e mbrojtësve të natyrës dhe të adhuruesve të Sinemorec-it, magjik.  Lëshimet, shkeljet dhe të dhënat ndoshta jo aq të sakta, të grumbulluara, rezultuan me paradoks të lëshohen dokumente zyrtare për ndërtim në territorin urban të parkut natyror. Njëkohësisht, në bazë të Ligjit për zona të mbrojtura, tokat e urbanizuara nuk mund të jenë pjesë e parkut.

Ata që mirë e dinë gjendjen, thonë se problemet në rajonin “Poljanite” kanë filluar nga mos respektimi i procedurave për ri dedikimin e tokës bujqësore në zonën e mbrojtur, në tokë të urbanizuar.  Sipas ligjit, kur ka nevojë për ndryshim të këtillë, zvogëlimi i zonës së mbrojtur duhet të bëhet në pajtim me procedurën e njëjtë si për shpalljen e zonës së mbrojtur.  Kjo deri më tani nuk është bërë.

Shkatërrimi i brigjeve, e shkatërron peizazhin dhe të gjitha vlerat natyrore të Sinemorec.

Me siguri çdo gjë do të sqarohet në gjykatë, por deri atëherë betoni do të ngjitet dhe do të kafshojë atë pak që ka mbetur nga bukuria e virgjër e bregdetit tonë.

Mbrojtësit e Sinemorec

Marija Çipileva, gazetare, 44 vjeç
sinomorec 9

Këtu jetoj që para disa kohe, nga ky vit, por në parim kam rënë në dashuri me këtë vend.  Më shumë se 10 vjet, çdo verë dhe çdo herë kur kam mundësi, jam këtu sepse është shumë bukur dhe magjike.  Për herë të parë erdha diku në vitin 2010.

Ishte dashuri në shikim të parë.  Për mua ky vend më foli me takimin për natyrën e jashtëzakonshme me njeriun, sepse vetëm këtu mund të shohësh natyrën e virgjër tekstualisht deri në oborrin e shtëpisë…Atëherë këtu kishte kafshë, dhen…Ekstremet në Sinemorec janë mbledhur në një vend dhe kjo është magjike.

Shohim se betoni për fat të keq gjithnjë e më tepër, lulëzon dhe civilizimi merr gjithnjë e më shumë nga natyra dhe nuk e di nëse ta quaj civilizim ose thjesht beton.  Kjo është e keqja për mua. Sipas mua civilizimi është shenjë e kulturës, ndërsa jo derdhja e betonit mbi det dhe në fakt copëtimi i të gjitha pjesëve, sepse kështu ke vendosur vetëm se ke mundësi financiare.

Natyra është e të gjithëve, ajo nuk mund të jetë vetëm e një njeriu, nuk mund të bëhet private! Nuk ekziston ligj i cili motivon sekuestrimin e një fushe, nuk ka as moral i cili mund të arsyetojë ligjet të cilat lejojnë të merret ajo tokë nga shteti, dhe të thotë: ajo do të bëhet tokë shtetërore private, do t’ ja japim komunës, ndërsa komuna do ta shesë.

Banorët lokale të cilët jetojnë këtu me vite, janë të varur për biznesin e tyre ose për ushqimin nga komuna.  Ata nuk kanë asnjë alternativë.  Ky është problem tjetër.  Komuna në vend të mendojë se si të tërheqë investitorë dhe të krijojë punësime dhe biznese afatgjata të cilat nuk do të lëndojnë natyrë, ata kanë menduar që thjesht ta shesin tokën.  Rajoni është i bukur, pse nuk mendohet për shembull të kultivohen bimë, ose kërpudha ose veprimtari të ngjashme bujqësore, ose të stimulohet blegtoria.  Në fakt, gjëja e vetme që bëhet është të prihet Stranxha, këtë e shoh në pranverë deri në vjeshtë me kamionët që ngarkohen me drurë të cilët hiqen me qëllim të betonohet deti.  Këto janë dy veprimtaritë e komunës.  Ajo madje nuk i mbledh as mbeturinat!  Është skandaloze ky vend i bukur të mbulohet nga deponitë e vogla lokale, që gjenden kudo!

Sinqerisht, shpresoj se falë njerëzve të pakënaqur dhe shembullit që e japin me kujdesin ndaj këtij vendi – kam parë se vetë  mbledhin mbeturinat – gjërat do të ndryshojnë.  Shpresoj se edhe administrata lokale do të rritet në aspektin intelektual dhe moral dhe do të hyjë në funksionet e veta të vërteta të kujdeset për popullatën dhe për natyrën.

Ljudimill Valentinov Hajdutov, kuzhinier, 44 vjeç
sinomorec 10

Kam punuar shumë punë: në laborator kimik, kam punuar si redaktor, jam marrë me etnobotanikë, kam punuar në projekte ekologjike.  Kam kryer ekologjinë.  Jetoj në Sinemorec.

Këtu kam ardhur në vitin 1994, ishim në punë praktike në fakultetin në Carevo. Pastaj në vitin 2018 rastësisht më propozuan të punoj në Sinemorec gjatë verës.  Sapo kisha vendosur të largohem nga jeta në Sofje, kështu që e pranova ofertën.  Punova për një kohë dhe pranverën e ardhshme erdha këtu përsëri dhe nuk u largova më.

Disi e gjeta vendin tim këtu. Edhe përpos asaj që nga aspekti administrativ është fshat, në fakt nuk është kështu. Sinemorec është një përzierje e veçantë ndërmjet qytetit të madh dhe jetës në fshat.

Jam rritur në kohë të ndryshimeve të mëdha dhe protestat janë klithma ime e pakënaqësisë.  Në vendet që kanë pak banorë ekziston vartësia ndërmjet popullatës lokale dhe autoriteteve komunale.  Në Sinemorec çdo vit vijnë gjithnjë e më shumë njerëz, ndërsa popullata lokale sikur nuk kujdeset se do të vijë koha e ngopjes dhe se vendi do të humbë atraksionin e vet dhe gradualisht do të ndodhë largim serioz.

Me nervozon ajo që ndërtimet janë rezultat i veprimeve të vogla kriminale.  Ata kanë vendim për ndërtim bazuar në faktin se tereni është 1 dekar dhe supozohet se sipërfaqe kaq e vogël nuk do të dëmtojë zonat e mbrojtura përreth.  Por, krejtësisht me qëllim askush nuk bën vlerësim të efektit të përgjithshëm i cili do të rezultojë nëse ndërtohen të gjitha parcelat.  Nuk i njoh njerëzit që ndërtojnë këtu. I fundit është arkitekt dhe më habit që një specialist ka vendosur të ndërtojë pikërisht atje në mes të vetë bregut të detit. Madje nuk mund as ta kuptoj idenë e tij dhe pse i pëlqen kjo kaq shumë. Është tekstualisht në një metër nga shkëmbinjtë, ka një shteg të vogël dhe pas ndonjë kohe kur do të vinë edhe fqinjët të tjerë – thjesht nuk e kuptoj…Verës disi edhe mundet, por në dimër erërat këtu janë brutale dhe vërtet nuk e di si duhet ndërtuar këtu…

Sinemorec është rajon me vlera të mëdha ekologjike.

Këtu jeton një komunitet shumë i shëndetshëm i njerëzve të cilët kanë ardhur në këtë vend kohë më parë dhe të cilët ia dalin të marrin me vete dhe të mbajnë diçka nga Sinemorec-i, i vjetër.  Shumë veta, janë të mendimit se ka burime energjie, ndoshta kjo është e saktë sepse atraktiviteti i këtij vendi është shumë i fuqishëm.

Sipas mua, gjërat do të ndryshojnë dhe mendoj se ka shans të ruhet ajo që ende ka ngelur…

Autor i fotografisë dhe tekstit: Dobrin Kashavelov (Bullgari)

Share