fbpx


За Дома
Дома е едукативна еколошка онлајн платформа на Институтот за комуникациски студии.
За ИКС
IKS
Мисијата на ИКС е да помогнеме во зајакнувањето на македонската демократија во работата со медиумите, граѓанското општество и јавните институции, едуцирајќи критична јавност која ќе бара поголема транспарентност и отчетност преку вклучување на граѓаните во креирањето јавни политики.
+389 2 3090 004
Поврзани страници
Samo Prasaj logo

ResPublica logo

Tani vetëm lutja mund t’i shpëtojë liqenet

Në Maqedoni po ndodh katastrofë e cila pjesërisht është shkaktuar nga menaxhimi i pa ndërgjegjshëm me sistemin energjetik dhe me akumulimet për prodhimin e energjisë elektrike, gjatë çka nuk janë marrë parasysh efektet e ndryshimeve klimatike mbi gjendjen hidrologjike në vend.  Tani vendi është në situatë të shpresojë për dimër me reshje të mëdha të shiut dhe reshje të borës që të mos ndodhë zhdukja e plotë e ujërave.  Deri tani askush nuk ndërmerr përgjegjësi për gjendjen e këtillë të liqeneve e cila mund të ketë pasoja të papara mbi gjallesat dhe të shkaktojë zhdukjen e llojeve të caktuara të kafshëve dhe bimëve.  Më lehtë është gjithçka ti referohet thatësirës së paparashikuar.

Periudhë të gjatë pasi u alarmua në lidhje me zhdukjen e ujit në Liqenin e Prespës, Qeveria më 25 dhjetor, miratoi Plan Veprimin për shpëtim.

Grupi i ekspertëve në përbërje nga përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtoria për Punë Hidro – Meteorologjike, akademia dhe sektori joqeveritar në konstatimet e tyre fillestare si shkaktarë kryesorë për gjendjen e këtillë në Liqenin e Prespës ka konstatua ndryshimet klimatike, dukuritë tektonike dhe veprimet e njeriut.

Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se uji nga Liqeni i Prespës depërton dhe nëpërmjet Galiçicës derdhet në Liqenin e Ohrit.

Matjet e ESM-së tregojnë se niveli i ujit në një nga pasuritë tona më të rëndësishme natyrore – Liqeni i Ohrit tani më me muaj mezi e mban kuotën e lejuar minimale.

Zvogëlimi i nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit është evident nëpërmjet dukurisë së “plazheve të reja” në bregun e liqenit.

Është e njohur se lumi Drini i Zi në Strugë buron nga liqeni, i cili edhe pse është natyror përdoret si akumulim për prodhimin e rrymës.  Përkatësisht, me lëshim të kontrolluar të ujit, nga Liqeni i Ohrit mbushet liqeni artificial i Glloboçicës i cili është ndërtuar në rrjedhën e Drinit të Zi në Maqedoninë Perëndimore.

Këto ditë liqeni në pjesë të caktuara më tepër i ngjan një përro

Në liqen gjendet hidrocentrali me emrin e njëjtë “Glloboçica” me të cilën ekonomizon kompania shtetërore “Termocentralet e Maqedonisë së Veriut” (ESM). Kompania në fjalë ekonomizon edhe me liqenin më të madh artificial në vendin tonë – me Liqenin e Mavrovës.

Objektivi jonë edhe atje hasi në një gjendje katastrofale.

Ka sipërfaqe ku tani më kanë mbirë bimë që tregon se uji është tërhequr për një periudhë më të gjatë kohore, si dhe “kthimi” i kishës e cila ishte mbuluar nga uji gjatë formimit të këtij akumulimi.

E ngjashme është gjendja edhe me akumulimet të tjera përkatësisht Liqeni i Dibrës, Kozjakut…

Këtë kohë më parë e konstatoi edhe Qeveria dhe për gjendjen e këtillë kërkoi informacion nga ESM-ja.  Në fillim të nëntorit për këtë problematikë u mbajt takim në të cilin u prezantuan konstatime dhe konkluzione.

“Duke pasur parasysh atë se sipas të gjithë indikatorëve dhe mesatareve krahasuese në 15 viteve të kaluara, viti 2020 është jashtëzakonisht i keq në lidhje me gjendjen hidrologjike, si dhe duke pasur parasysh punën më intensive të hidrocentraleve në nj periudhë të caktuar kohore gjatë muajve të fundit për shkak të fatkeqësive elementare në minierat e TEC Manastir, uji në liqenet përdoret në masë më të madhe dhe çdo derdhje e mëtutjeshme do të cenojë minimumin ekologjik të kuotave, të nevojshëm për gjallesat.

Për shkak të kësaj, në takim është konkluduar se me qëllim të mbrohet mjedisi jetësor dhe biodiversiteti në pajtim me obligimet e lejeve për ekonomizim me ujërat, është e nevojshme që përkohësisht të ndërpritet prodhimi i energjisë elektrike nga hidropotencialet.

Sipas planit vjetor për punë të SHA ESM, në fillim të sezonit të ngrohjes kur rritet kërkesa për energji elektrike, u parashikua përfshirja në sistemin e TEC Osllomej, ku është siguruar përgatitja teknike e termocentraleve.  Megjithatë, për momentin termocentrali nuk mund të lëshohet në prodhim për shkak të gjendjes të pa favorshme hidrologjike në sistemin Studençica, prej nga sigurohet ujë për kullën për ftohje.

Në TEC Manastir punohet me dy blloqe, ndërsa në Bllokun 3 po bëhet remont kapital.  Për fat të keq, në 10 vitet e kaluara nuk janë realizuar remonte kapitale, me çka u vu në pikëpyetje besimi dhe siguria e blloqeve.

Nga shkaqet e përmendura, në takimin është konkluduar SHA ESM për nevojat e vetë për shërbime sistemore dhe të balancimit, të furnizojë energji elektrike përmes firmës së saj “ELEM Trejd”, deri në normalizimin e kushteve natyrore të cilat do të mundësojnë prodhim optimal të kapaciteteve të cilat drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte përdorin ujë në proceset e prodhimit”, thuhet në njoftimin.

Katastrofa që po ndodh me liqenet natyrore dhe artificiale në Maqedoni, tregon qartë se ndryshimet klimatike nuk u kuptuan si kërcënim serioz edhe pse ndodhin para syve tanë, por edhe se sistemi energjetik është i brishtë dhe se është koha që hidroenergjinë ta konsiderojmë si burim rezervë.

 

Tekst: Vllado Nikollovski
Fotoreporter: Tomisllav Georgiev

Share