fbpx


За Дома
Дома е едукативна еколошка онлајн платформа на Институтот за комуникациски студии.
За ИКС
IKS
Мисијата на ИКС е да помогнеме во зајакнувањето на македонската демократија во работата со медиумите, граѓанското општество и јавните институции, едуцирајќи критична јавност која ќе бара поголема транспарентност и отчетност преку вклучување на граѓаните во креирањето јавни политики.
+389 2 3090 004
Поврзани страници
Samo Prasaj logo

ResPublica logo
ekoloska diskriminacija ruralni zeni nasproti klimatski promeni featured

Diskriminimi ekologjik: femrat rurale kundrejt ndryshimeve klimatike

Me katastrofat natyrore dhe ndryshimin e kushteve të motit, rritjen e temperaturave të ajrit dhe rënien e sasisë së resurseve natyrore, ndryshimet klimatike kanë pasoja direkte dhe indirekte për jetët e të gjithë njerëzve në të gjithë botën.

Përveç se është një nga sfidat më të mëdha në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, ndryshimet klimatike mund të kenë edhe ndikim të rëndësishëm në pabarazinë ekzistuese gjinore.

ekoloska diskriminacija ruralni zeni nasproti klimatski promeni blog 1or

Ndryshimet klimatike ndikojnë tek të gjithë, por jo në mënyrë të barabartë

Bujqësia, si një aktivitet kryesor për mbijetesën e komuniteteve njerëzore, varet nga kushtet klimatike, duke pasur parasysh se kulturat bujqësore janë të ndjeshme ndaj variacioneve të buta klimatike. Për shkak të ndryshimit të kushteve të motit, rritja e bimëve ndryshon, ndërsa numri i dëmtuesve rritet. Temperaturat e larta të ajrit i ekspozojnë bimët në stresin e nxehtësisë dhe çojnë në avullimin e lëndëve ushqyese nga toka, gjë që më tej shkakton erozion të tokës si rezultat i erërave më të forta dhe zjarreve në rajonet e thata. Vendet e Ballkanit Perëndimor, si vende në zhvillim, përjetojnë pasoja negative në atë kuptim, pasi shumica e familjeve bujqësore në rajon mbështeten në ushqimin e tokës dhe të mbjellat me shi në vend të sistemeve të ujitjes.

Kushtet e motit në zonat rurale shkaktojnë pasiguri tek kulturat bujqësore dhe ushqimi. Frutat shpesh bien nën reshjet e rrëmbyeshme të shiut; nga ana tjetër, nivelet e ujërave nëntokësore shterojnë nga thatësira, gjë që ndikon gjithashtu në pjellorinë e tokës. Për më tepër, të hyrat e parave janë të pasigurta, duke e bërë bujqësinë jofitimprurëse për bujqit e vegjël.

Të paktën tre në katër persona që jetojnë në varfëri ekstreme jetojnë në fshat dhe në zonat rurale dhe janë kryesisht të angazhuar në bujqësi, kështu që popullata rurale është padyshim më e prekura ndaj efekteve negative të ndryshimeve klimatike.

Mbaje mend dhe ktheje
Sidoqoftë, vetë aktivitetet bujqësore ndikojnë në ndryshimin e kushteve të klimës, duke ndryshuar qëllimin e tokës, duke djegur kulturat e papërdorura, duke krijuar zona të përmbytura për prodhimin e orizit dhe kallamit të sheqerit, duke përdorur plehra azotikë, duke kultivuar ripërtypës dhe duke ndotur ajrin, si dhe duke e dezertifikuar tokën.

Dhe në mesin e të pabarabartëve – nuk janë të gjithë të barabartë

Femrat rurale luajnë një rol të rëndësishëm në bujqësi – në procesin e sigurimit të ushqimit, në menaxhimin e resurseve natyrore dhe tokës, madje edhe në menaxhimin e vetë familjes.

Përkundër këtyre roleve të rëndësishme, femrat në përgjithësi nuk posedojnë tokë bujqësore dhe prandaj përballen me qasje të kufizuar në resurset. Shumë femra rurale nuk punojnë në tokën e tyre, por punojnë si punëtore bujqësore në këmbim për pagesën e kompensimit me para. Ndryshimet klimatike për pronarët e tokave do të thotë ulje e rendimenteve dhe paqëndrueshmëri ekonomike, dhe për punëtoret e angazhuara pasiguri në të ardhurat apo edhe pasiguri në punë. Shkallët e rrogave të punëtoreve rurale shpesh janë më të ulëta në krahasim me rrogat e meshkujve ruralë. Për më tepër, femrat rurale vazhdojnë ta mbajnë barrën më të rëndë të punës së papaguar për shkak të roleve gjinore stereotipe.

Përqindja e femrave të angazhuara në sektorin e bujqësisë është më e lartë se përqindja e meshkujve – sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në të gjithë botën, çdo e treta femër e punësuar punon në bujqësi.

Ndryshimet klimatike mund t’i përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese gjinore në bujqësi. Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) theksoi në raportin e tij se rreziqet e ndryshimeve klimatike “i përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese gjinore, duke kontribuuar për vunerabilitet më të madh të shumë femrave ndaj ndryshimeve klimatike”.

Sot, femrat në zonat rurale vuajnë nga efektet më të forta negative të ndryshimeve klimatike si rezultat i roleve të ndryshme gjinore që meshkujt dhe femrat i marrin gjatë gjithë jetës së tyre, si dhe për shkak të zhvillimit të interesave dhe aftësive të ndryshme që i formojnë kryesisht aktivitetet e përditshme.

Kështu, për shkak të mundësive më të mëdha të punësimit, meshkujt shpesh migrojnë nga fshati në qytet për të kërkuar punë, duke i lënë femrat në fshat si përgjegjëse të vetme për prodhimin ekonomik bujqësor, në luftën kundër ndryshimeve klimatike – në luftën për fruta të shëndetshme.

Duke qenë se miratimi i vendimeve në familje është kryesisht e rezervuar për meshkujt, femrat rurale shpesh kanë rolin e anëtarit ndihmës të familjes, ndërsa një përqindje shumë e vogël shfaqet në rolin e drejtuesit të ekonomisë bujqësore, megjithëse sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, femrat rurale kanë rol kryesor në përvetësimin e teknologjive me përqindje të ulët të karbonit dhe përhapjen e njohurive në lidhje me ndryshimet klimatike. Prandaj, pamundësia për të marrë pjesë në miratimin e vendimeve për çështjet e rëndësishme, të gjitha këto për shkak të pabarazisë gjinore, i bën femrat rurale më vunerabile ndaj ndikimeve negative të ndryshimeve klimatike.

ekoloska diskriminacija ruralni zeni nasproti klimatski promeni blog 2or

Femrat rurale kujdesen për familjen rurale, e cila e kufizon ndjeshëm kohën e tyre për punën bujqësore, si dhe për masat e mundshme për t’u përshtatur me ndryshimin e kushteve të motit.

Femrat fermere përballen edhe me kufizimet e shumta të prodhimit, duke përfshirë qasjen e kufizuar në resurset dhe lëvizshmërinë e kufizuar. Femrat rurale kanë dukshëm më pak mjete për të investuar në bujqësi, për shembull, në sistemet e ujitjes ose kullimit. Në mënyrë që të realizojnë fitim, dhe duke shpenzuar më pak resurse, femrat fermere u drejtohen kultivimit të kulturave me më shumë inpute kimike, duke rezultuar në humbjen e të ardhurave dhe jopjellorshmërinë e tokës.

Në shumë pjesë të rajonit, thatësirat po i detyrojnë femrat rurale të kalojnë distanca më të mëdha për t’i siguruar sasitë e nevojshme të ujit. Në disa rajone malore rurale, shkrirja e majave të borës zvogëlon më tej furnizimin me ujë. Mungesa e ujit është problem për bujqësinë dhe furnizimin me ushqim dhe ndikon në një nga rolet kryesore të femrave në komunitet, rolin e tyre në sigurimin e ushqimit.

Problemi i informimit të pamjaftueshëm është sfidë shtesë për femrat rurale sepse është në procesin e adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike, por është e rëndësishme që femrat, si edhe meshkujt, të jenë të përgatitur dhe të informuar për pasojat e ndryshimit të kushteve të motit, në mënyrë që të përfshihen interesat dhe kapacitetet, si të meshkujve, ashtu edhe të femrave në masat e mundshme të përshtatjes.

Merrja me bujqësi përfshin sipërfaqe të mëdha të tokës. Femrat në rajon kanë mesatarisht deri në dy hektarë tokë të punueshme, ndërsa ato nuk e përdorin fare tokën shtetërore. Ndërsa në të kaluarën ligjet shtetërore ose zakonet i kufizonin femrat rurale të fitonin të drejtat e tokës, sot pabarazia gjinore ua bën të vështirë që të kenë qasje në shërbimet kreditore dhe shërbimet këshillëdhënëse bujqësore, në të njëjtën kohë duke e ulur aftësinë e tyre për të investuar në cilësinë e tokës në planin afatgjatë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, femrat zakonisht menaxhojnë parcela më të vogla dhe kultivojnë kultura më pak produktive, ndërsa fermat e femrave kanë rendiment mesatar të shkaktuar nga qasja e kufizuar në resurset e prodhimit bujqësor dhe tokën, shërbimet financiare, ujin, infrastrukturën rurale, teknologjinë dhe fuqinë punëtore.

Femrat rurale janë më të varura nga shërbimet e ekosistemeve sesa meshkujt. Kështu, një studim i fundit i kryer në Malavi tregoi se në situatat e kushteve ekstreme të motit, kur konsumi i resurseve dhe vetë ushqimit zvogëlohen ndjeshëm, efektet negative të katastrofave janë më të theksuara në zonat ku pjesa më e madhe e tokës është në pronësi të femrave rurale. Kjo konfirmon që femrat fermere që përballen me ndryshimet klimatike janë shumë më vunerabile se meshkujt dhe në të njëjtën kohë ato janë më pak të afta të përballen me ndryshimin e kushteve të motit.

ekoloska diskriminacija ruralni zeni nasproti klimatski promeni blog 3or

Barazia është zgjidhja

Nëse rolet e rëndësishme të femrave në bujqësi njihen dhe nëse femrave rurale u jepet qasja e barabartë në resurset dhe shërbimet, ndryshimet klimatike mund të sigurojnë gjithashtu mundësi të konsiderueshme për femrat rurale në fshat, pasi ato janë bartëse të ndryshimeve të bujqësisë së qëndrueshme.

Zgjidhja e problemit të femrave rurale qëndron në transformimin e rolit të tyre të margjinalizuar në bujqësi. Femrat duhet të forcohen dhe fuqizohen dhe t’u jepet qasja në aftësitë, financat dhe në treg.

I gjithë Ballkani Perëndimor është në ndikimin e efekteve të ndryshimeve klimatike, veçanërisht në formën e dukurive ekstreme të motit, të tilla si përmbytjet historike dhe thatësirat gjithnjë e më të shpeshta. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë tradicionalisht vende bujqësore dhe ndikimi në bujqësi është i padiskutueshëm.

“Dita Ndërkombëtare e Femrave Rurale”, e cila shënohet më 15 tetor të çdo viti, le të na i kujtojë më të prekurit midis nesh dhe të na inkurajojë t’i zvogëlojmë aktivitetet që çojnë në ndryshimet klimatike, sepse femrat rurale janë vetëm më të prekurit midis nesh të prekurit.

 

Autore: Jelena Jeremiq – juriste ekologjike

Share