fbpx


За Дома
Дома е едукативна еколошка онлајн платформа на Институтот за комуникациски студии.
За ИКС
IKS
Мисијата на ИКС е да помогнеме во зајакнувањето на македонската демократија во работата со медиумите, граѓанското општество и јавните институции, едуцирајќи критична јавност која ќе бара поголема транспарентност и отчетност преку вклучување на граѓаните во креирањето јавни политики.
+389 2 3090 004
Поврзани страници
Samo Prasaj logo

ResPublica logo
zelena ekonomija milo mi e featured

Marketingu i gjelbër, më vjen mirë

Zhvillimi i politikave dhe rregulloreve ndërkombëtare dhe kombëtare për mbrojtjen e mjedisit jetësor ›forcimi i vetëdijes ekologjike të qytetarëve› kërkesa për të mirat dhe shërbimet e gjelbra ›njohja e bizneseve të gjelbra në treg› zgjerimi i fushëveprimit të aktiviteteve të biznesit për kompanitë me vetëdije ekologjike –

-në përputhje me këtë parim, në botë u zhvillua marketingu i gjelbër – një formë e veçantë e marketingut në të cilën planifikohen aktivitetet e biznesit duke marrë parasysh ndikimin që mund ta kenë produktet dhe shërbimet mbi mjedisin jetësor dhe shoqërinë në tërësi. Sipas këtij parimi, e mira e përbashkët u bë reklamë për blerjen e mallrave nga një individ.

Nga obligimi ligjor deri te dobia juridike

Me zhvillimin e politikës ndërkombëtare për mjedisin jetësor, zhvillohen edhe rregullore kombëtare që i obligojnë kompanitë t’i respektojnë  parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Prandaj, në Bosnjë dhe Hercegovinë, prodhuesit, shpërndarësit dhe shitësit e produkteve të paketuara në ambalazh, janë të detyruar që të kyçen në sistemin e menaxhimit të mbetjeve të ambalazhit. Në të kundërtën, ata rrezikojnë të shkaktojnë pasoja financiare në formën e dënimeve dhe tarifave speciale.

Duke aplikuar marketing të gjelbër, kompanitë mund ta shndërrojnë këtë obligim ligjor në favor të tyre – eko-etiketa e paketimit, ata mund të veçohen nga konkurrenca, duke u shquar si kompani që përparon vazhdimisht në përputhje me politikën e mjedisit jetësor. Duke pasur parasysh se eko-etiketat blihen vetëm nga kompani që plotësojnë kritere të përcaktuara të veçanta dhe të rrepta, ato janë një shenjë e sigurt e kujdesit për mjedisin dhe sigurisht shenja më e mirë e marketingut të gjelbër.

Shteti si promotor i gjelbër
Shumë vende dhe organizata ndërkombëtare ofrojnë stimuj dhe lehtësime të ndryshme për kompanitë që orientohen në biznesin e gjelbër, siç janë subvencionet shtetërore ose përjashtimi nga obligimi për pagesë të tatimit, madje edhe ndarja e shenjës ekologjike. Në këtë mënyrë, shteti e orienton punën e kompanive dhe promovon mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Konsumatorë me vetëdije ekologjike

Në përputhje me forcimin e vetëdijesimit ekologjik global, ka gjithnjë e më shumë konsumatorë që kërkojnë produkte të gjelbra në treg. Prandaj, krijohet një formë krejtësisht e re e kërkesës – kërkesa për produkte procesi i krijimit, konsumimit dhe mënjanimit i të cilave nuk dëmton mjedisin. Ky është vendi ku hyn në skenë marketingu i gjelbër.

Nëse kompania ofron produkte të tilla, me prezantimin e përparësive të mallrave të saj, do të mund të arrijë te konsumatorët, të cilët përveç pamjes estetike, komoditetit, shijes apo funksionalitetit, tani kërkojnë siguri dhe mungesë të efekteve të dëmshme për to dhe mjedisin jetësor. Prandaj është shumë e rëndësishme që të gjitha pohimet e marketingut të gjelbër të jenë të vërteta në mënyrë që të krijohet dhe mbahet reputacion i mirë në lidhje me mjedisin jetësor.

Konsumatorët e vetëdijshëm ekologjik janë të shumtë në turizmin, si rezultat i të cilave aktualisht ekzistojnë 27 hotele dhe apartamente turistike në Mal të Zi me certifikatë ndërkombëtare të qëndrueshmërisë në turizmin. Certifikata e qëndrueshmërisë është konfirmim se njësia akomoduese kursen energji dhe ujë në punën e saj, si dhe në mjetet e punës dhe se ekonomia kontrollohet sipas procedurave të përcaktuara saktësisht. Në këtë mënyrë investohet edhe te të punësuarit, të cilët bëhen të afërt me biznesin e qëndrueshëm dhe më pas ua kalojnë atë mysafirëve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve.

Imazhi ekologjik i biznesit

Kompanitë e vetëdijesuar ekologjikë  me biznesin e tyre promovojnë ruajtjen e mjedisit jetësor, e me atë potencialisht ndikojnë edhe mbi konsumatorët të cilët ende nuk e kanë arritur ende parimin e qëndrueshmërisë.

Në mënyrë që procesi i përgjithshëm i prodhimit të jetë ekologjik dhe i padëmshëm ndaj mjedisit jetësor, dhe duke pasur parasysh se kompani të ndryshme shpesh krijojnë vetëm pjesë të produktit të njëjtë, kompanitë duhet doemos të punojnë njëri me tjetrin. Në këtë mënyrë, kompanitë informohen dhe vetëdija ekologjike zgjerohet në qarqet e biznesit. Bile edhe në aktivitetet e biznesit, qëllimet ekologjike mund të arrihen vetëm përmes bashkëveprimit.

Më të fuqishëm janë më të gjelbrit

Kompania rajonale Imlek paketon produktet e saj në ambalazhe të përpunuara nga materiale natyrore nga burime të rinovueshme, të cilat mund të riciklohen 100%. Përveç eko-etiketës të produktit, ueb faqja e kompanisë i informon hollësisht konsumatorët në lidhje me përkufizimin dhe përfitimet e eko-ambalazhit, gjë që e bën këtë kompani një nga të rrallat që edukon konsumatorët për përfitimet nga biznesi i gjelbër.
Është planifikuar shpërndarja e uiskit skocez Johnnie Walker në shishe që në thelb do të jenë prej letre. Ambalazhi, i cili do të jetë i përshtatshëm për riciklim, do të merret nga pyjet e rregulluar me kujdes dhe nuk do të shfrytëzohet plastikë në prodhim. Në këtë mënyrë, përveç rezultateve pozitive ekonomike dhe financiare, në biznesin do të arrihen edhe  rezultate ekologjike dhe sociale.
Kulmi i marketingut të gjelbër është shpërblimi i një kompanie për përkushtimin dhe angazhimin e saj në fushën e ekologjisë në vetë procesin e biznesit. Në vitin 2012, një nga prodhuesit më të mëdhenj të ushqimit dhe pijeve në botë, PepsiCO, mori çmimin Stockholm Industry Water Award për angazhimin e saj në reduktimin e përdorimit të ujit dhe energjisë në të gjitha proceset e biznesit, nga zinxhiri i furnizimit e deri te fabrikat. Duke shpenzuar një sasi më të vogël të burimeve, u arrit përmbushja e njëjtë e nevojave të konsumatorëve, dhe paralelisht me atë edhe më pak ndotje të mjedisit jetësor. Ky është një shembull se si proceset efikase, produktiviteti i përmirësuar dhe shpenzimet më të ulëta të pajtueshmërisë më në fund shndërrohen në strategji marketingu – mbrojtja e mjedisit jetësor si një nga reklamat më të mira.
Kompania e telekomunikacioneve Telenor shfrytëzuesve të saj u jep mundësi për të marrë një faturë telefonike mujore në formë të postës elektronike, dhe në këmbim fatura e shfrytëzuesit zvogëlohet me 50 dinarë. Gjithashtu, për shkak të konsumit të reduktuar të letrës, shfrytëzuesi mund të shohë në faturën mujore se sa pemë janë ruajtur falë faturave elektronike.
zelena ekonomija milo mi e blog 1

Pjesa e faturës elektronike të Telenor

Me zhvillim teknologjik për biznes të qëndrueshëm

Nga kompanitë pritet që të zhvillohen vazhdimisht dhe të punojnë në përputhje me arritjet më të fundit të teknologjisë. Teknologjitë e reja mundësojnë arritje të qëllimit global numër 12 Kombet e Bashkuara, i cili parashikon shfrytëzimin racional të burimeve, pastaj zvogëlimin e mbeturinave dhe futjen e praktikave të qëndrueshme në proceset e prodhimit deri në vitin 2030.

Shfrytëzimi racional i burimeve pasqyrohet më së miri në prodhimin e ambalazhit të produktit. Trendi është që të zvogëlohet sasia e materialit që shfrytëzohet për prodhimin e tij, e me atë edhe sasia e mbeturinave. Zgjidhja që çon më shpejtë në arritjen e qëllimit global të mjedisit jetësor është një ndërprerje e plotë e shfrytëzimit të ambalazhit. Produkti pa ambalazh është një formë edhe më e mirë e marketingut të gjelbër sesa etiketa e paketimit të produktit. Megjithatë, nëse është e pamundur të shmanget, parimet e zhvillimit të qëndrueshëm kërkojnë zvogëlimin e konsumit të energjisë gjatë prodhimit të ambalazhit dhe mundësimin e përdorimit të serishëm të paketimit ose riciklimit të tij.

Reduktimi i konsumit të burimeve për kompanitë do të thotë gjithashtu reduktim i shpenzimeve. Megjithatë, futja e teknologjive moderne për kompaninë është një shpenzim shtesë, që shpesh reflektohet në çmimin e produktit.

Së këndejmi, kompanitë që synojnë përparim duke respektuar politikën për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ofrojnë produkte më të shtrenjta në treg sesa ato që nuk janë të vetëdijshme për mjedisin. Pra, si do t’ua shesin kompanitë me vetëdije për mjedisin jetësor produktet klientëve të cilëve u ofrohen produkte të së njëjtës kategori, vetëm me një çmim më të ulët?

Me ndihmën e marketingut ekologjik. Duke prezantuar përparësitë e procesit të tyre të prodhimit, si dhe karakteristikat pozitive të vetë produktit përfundimtar, kompanitë që kontrollojnë ndikimin e tyre negativ në mjedisin jetësor do t’i shesin produktet e tyre tek konsumatorët me vetëdije të zhvilluar për mjedisin jetësor.

zelena ekonomija milo mi e blog 2

Problemi i Ballkanit Perëndimor

Vendet në rajon në sferën e biznesit karakterizohen me informim të dobët dhe menaxhim edhe më të keq të burimeve, mungesë vullneti për të kaluar në një biznes të qëndrueshëm, nevojë për të zëvendësuar materialet e prodhimit dhe mungesën e menaxhimit të përgjegjshëm të mbeturinave, para së gjithash me riciklimin.

Për një bashkëpunim më të mirë midis kompanive dhe konsumatorëve të vetëdijshëm për mjedisin, në botë u zhvillua eko-menaxhimi, i cili menaxhon me sukses biznesin, e gjitha për të mirën e kompanive, konsumatorëve dhe mjedisit jetësor. Sidoqoftë, në rajon, menaxhmenti i përgjithshëm i kompanisë është duke u zhvilluar intensivisht vetëm në vitet e fundit, prandaj është vështirë të flasësh për eko-menaxhim.

Duke pasur parasysh atë se nuk ka rritje nëse nuk i njëjti është i qëndrueshëm për mjedisin jetësor, kompanitë në Ballkanin Perëndimor duhet të bëhen miq të mjedisit jetësor për të mbijetuar në treg. Vetëdijesimi i konsumatorit është i dukshëm dhe kjo është një arsye shtesë për të kaluar në një biznes të qëndrueshëm – meqë ekziston kërkesë, është koha për të krijuar edhe ofertë.

Duke marrë parasysh të mirën e përbashkët, kompanitë gjithashtu mund të arrijnë qëllimin e tyre – leverdinë/fitimin, falë marketingut të gjelbër. Me avancimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor, promovohen edhe mallrat dhe shërbimet e kompanisë.

Në fillim, mjafton vetëm një hap i vogël. Në vend të qeseve plastike, ofroni qese prej pëlhure për klientët tuaj. Nëse zotëroni një kompani që reklamon shërbimet e saj duke shpërndarë fletushka ose duke ngjitur afishe, pyetni veten se sa pemë do të nevojiteshin për të prodhuar ato media reklamuese dhe nëse ekziston një mënyrë alternative për të zvogëluar ndikimin negativ mbi mjedisin jetësor.

Dhe pastaj vazhdoni, derisa biznesi juaj i përgjithshëm të bëhet i gjelbër, përkatësisht derisa të shndërrohet vetvetiu në marketing.

Autor: Jelena Jeremiq – juriste e mjedisit jetësor

Share