Vallë ja vlen të shpëtojmë llojet e rrezikuara?
Gjatë shekullit të XX-të, numri i shkabave mjekroshe në Evropë ka arritur minimumin e vet. Dukej sikur kjo shpezë tërësisht do të zhduket nga Evropa duke pasur parasysh faktin se pothuajse tërësisht është zhdukur nga kontinenti ndërsa popullatat të tjera ishin në rënie të vazhdueshme.
Sot, gjërat duken më ndryshe. Masat ekstenzive për mbrojtjen e tyre, si dhe përpjekjet për rivendosje në natyrë rezultuan me atë që shkaba mjekroshe ngadalë filloi të rimëkëmbej. Megjithatë, me më pakë se 150 çifte, kjo shpezë edhe më tutje paraqet një nga shpendët më të rralla dhe më të rrezikuara në kontinent.
Vazhdimisht dëgjojmë tregime të këtilla nga e gjithë bota. Qoftë për tigra, për arusha të bardha, panda, shkëmbinj korale, koala ose ndonjë bimë, pjesë e madhe e botës së egër të planetit është nën kërcënim. Për ne, të dashuruarit në natyrën, lajmet e këtilla janë pikëlluese, stresuese, na lodhin dhe deprimojnë.
Prandaj, vlen të pyesim: Nëse ja vlen të kujdesemi për gjithë këtë? Sigurisht se do të ishte pikëlluese nëse nuk ka më rinoqerontë në planet, por jo se njerëzimi varet prej tyre. Në mënyrë plotësuese, kuptohet se është më me rëndësi të kujdesemi për njerëzit, ndërkaq të gjithë mund të pajtohemi se edhe ne kemi problemet tona. Atëherë pse të shpenzojmë milion euro në mënyrë që të mbrojmë kafshët e rrezikuara?
Një hulumtim i vitit 2012, ka treguar se do të duhen 76 miliardë dollarë në nivel vjetor për të ruajtur të gjitha kafshët që jetojnë në tokë. Shpëtimi i të gjitha llojeve detare mund të na kushtojë madje edhe më shtrenjtë. Në këtë drejtim duket se ndoshta do të ishte më e logjikshme, mjetet e dedikuara për mbrojtjen e botës së egër ti ri destinojmë për ushqimin e të varfërve, gjetjen e ilaçeve për sëmundje serioze etj. Vërtet mund të jetë vështirë të kuptojmë pse të investojmë para për të mbrojtur llojet si ujkun, i cili për shembull di të shkaktojë dëme tek blegtorët. Ka disa lloje kafshë, pa të cilat jeta jonë do të ishte më e lehtë, apo jo?
Llojet e kafshëve dhe bimëve po zhduken vazhdimisht. Rreth 99 përqind e të gjitha llojeve që kanë jetuar në planetin Tokë janë zhdukur, shumica prej tyre para shumë million vjet. Deri tani ka pasur pesë vdekje masive ku pjesë e madhe e jetës së gjallë në Tokë për kohë relativisht të shkurtë është zhdukur. Vdekja është proces natyror që zhvillohet pa dallim nëse njeriu është i involvuar ose jo. Atëherë pse të kujdesemi në përgjithësi?
Një përgjigje për këtë pyetje është sepse llojet tani vdesin shumë më shpejtë se më parë. Disa hulumtime sugjerojnë se vetëm në shekullin e fundit vdekja e llojeve është përshpejtuar për njëqindfish dhe si duket kjo për fajin tonë.
Por edhe përskaj kësaj, ka edhe shkaqe të tjera pse duhet t’i mbrojmë llojet e rrezikuara: sepse kështu duam.
Shumica nga ne e duan natyrën. Mendojmë se kafshët janë të mrekullueshme, madhështore, fascinuese. Adhurojmë të bëjmë alpinizëm në natyrën e paprekur ose të zhytemi në gadishull plot me gjallesa detare. Natyra është magjike dhe vlerë estetike në vetvete, që është shkak i mjaftueshëm për ta ruajtur. Megjithatë, problemi i parë për këtë argument është se me këtë i privojmë nga e drejta e jetës të gjitha ato lloje të cilat nuk na pëlqejnë, ato që nuk janë aq të ëmbla sa pandat, ose ato që asnjëherë nuk mund t’i shohim, si për shembull kafshët nëntokësore. Nëse i ruajmë vetëm kafshët që janë tërheqëse për syrin tonë, atëherë krimbat dhe kërmijtë, merimangat dhe akrepi do të jenë të parët që do të largohen.
Domethënë fakti se natyra është e bukur për dikë nga ne, nuk “do të mbarojë punë”. Duhet të ketë shkak më praktik pse të mbajmë në jetë këto lloje të cilat i kemi lënë në prag të zhdukjes.
Fotografi: Velian Jagev
Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, biologët kanë filluar të paraqesin përfitimet të cilat burojnë nga kafshët e egra dhe nga bimët. Këto përparësi, të cilat shumica nga ne i kuptojmë si të mirëqena, quhen “shërbime të ekosistemit”. Disa prej tyre janë evidente, bimët së bashku me planktonet fotosintetike na japin oksigjenin që e thithim, bletët dhe brumbujt pllenojnë pjesën më të madhe të bimëve. Por përpos këtyre shembujve evident, ekzistojnë edhe shumë shembuj të tjerë më suptil.
Një hulumtim i vitit 1997 tregoi se biosfera në nivel vjetor na jep shërbime në vlerë prej 33 trilion dollarë. Vetëm për krahasim, e gjithë ekonomia globale, në atë kohë ka prodhuar rreth 18 trilion. Pesë vjet më vonë, ekipi i njëjtë i hulumtuesve përllogariti se përfitimet nga ruajtja e biodiversitetit do të tejkalojë shpenzimet për faktor 100. Nga ana tjetër, lënia e llojeve të vdesin do të shlyejë 18 përqind të ekonomisë botërore deri në vitin 2050.
Për momentin ndoshta mendoni se retorika e këtillë dhe shikimi i gjërave nëpërmjet prizmit të parave është e ftohtë dhe egoiste, pa asnjë dashuri ndaj natyrës për të cilën diskutuam para pak. Epo, shumë njerëz të tjerë të cilët merren me mbrojtjen e mjedisit jetësor ndihen kështu.
Vendosja e vlerës së ekosistemeve hap mundësi për interpretim të gabuar të raporteve ndërmjet shërbimeve të ekosistemeve dhe intervenimeve eventuale ose investimeve të cilat do ta shkatërrojnë. Sistemi i këtillë vërtet i nënshtrohet keqpërdorimeve, por pa të, keqpërdorimi sigurisht se ndodh, që është vetëm një shkak më tepër se gjithnjë e më shumë njerëz e pranojnë këtë sistem.
Një nga gjërat e mira në lidhje me ekosistemet është se janë gjithëpërfshirëse. Si rezultat i kësaj, të gjitha argumentet më të dobëta të cilat i përmendëm në fillim tani fillojnë të kenë kuptim.
T’i kthehemi asaj se natyra është e bukur dhe se duam ta mbrojmë për shkak të estetikës së saj. Kënaqësia jonë e cila rezulton nga bukuria e natyrës tani mund ta marrim si shërbim estetik. Pyetja e cila tani rezulton është: si mund të matim në mënyrë objektive vlerën e natyrës? Përgjigja është: nuk mundemi, por kjo nuk na ndalon t’i vendosim çmim. Kjo bëhet vazhdimisht me muzikë, vepra artistike dhe artefakte historike. Nëse vlerësojmë diçka që është e rrallë dhe jemi të gatshëm të paguajmë për të, atëherë kjo gjë ka çmim. Nëse dëshirojmë të bëjmë diçka me natyrën, vetëm na duhet sistem që do të na arkëtojë për ta shijuar të njëjtën.
Shembull më i thjeshtë për këtë paraqet ekoturizmi. Tu kthehemi tani shkabave mjekroshe të cilat i përmendëm në fillim. Njerëzit që organizojnë turne për monitorimin e shkabave mjekroshë kanë motivim t’i mbrojnë këto kafshë. Shkabat janë burimi primar i tyre i fitimit, ndërsa organizimi i turneve të këtilla ju sjell më shumë të ardhura sesa profesionet të tjera të cilat do të kishin punuar, si për shembull bujqësia. Sigurisht, organizim i rregullt i turneve të cilat kalojnë nëpër natyrën e pa prekur sjell me vete sfida, mirëpo ekzistojnë një sërë masa të cilat do të kishin tejkaluar ndikimin negativ. Në parim, ekoturizmi ofron mendësi për bukurinë e natyrës të paguhet dhe në këtë mënyrë të mbrohet natyra.
Megjithatë, në shikim të parë kjo duket sikur kemi qasje selektive ndaj asaj që duam ta mbrojmë dhe asaj që nuk duam ta mbrojmë. Hajde të ruajmë gjërat që turistët dëshirojnë t’i shohin dhe brumbujt që pllenojnë bimët, ndërsa gjithçka tjetër mund të shkojë në djall, por nuk është kështu.
Hajde përsëri të marrim shkabat mjekroshe. Ato jetojnë në rajonet e larta malore shkëmbore dhe ushqehen pothuajse vetëm me eshtra. Nëse duam t’i mbrojmë ata, fillimisht duhet të mbrojmë thundrakët e egër të cilët u shërbejnë si ushqim, ndërsa jetojnë në ato rajone dhit e egra, dhia e alpeve, por edhe grabitqarët si ujku dhe rrëqebulli të cilët ju lënë eshtra nga preu që e gjuajnë. Në mënyrë që të mbrohen këto kafshë, duhet tu lënë atyre pyjet natyrore dhe të ruajtura, lumenjtë etj. Këto rajone natyrore u japin shtëpi një sërë organizmave të cilët jetojnë atje pa pengesë. Nëse vjen dikush dhe ndërton minierë me gërmim të hapur në afërsi, efektet do të ndiheshin në gjithë zinxhirin e ushqimit.
Shkaba mjekroshë është pjesë e rrjetit dhe është e pamundur ta veçojmë nga llojet e tjera. Largimi i një lloji, ndoshta edhe nuk do të bëjë ndonjë ndryshim, por nga ana tjetër mund të shkaktojë një sërë ndryshime të cilat do të ndryshojnë dukshëm rajonin. Është vërtet e vështirë të shihet efekti nga zhdukja e një lloji, përveç në rastin kur është zhdukur, ndërsa atëherë do të jetë vonë ta kthejmë.
Ekziston një konsensus i përgjithshëm shkencor se ekosistemet me pasuri të madhe të llojeve janë më rezistente dhe më të qëndrueshme. Dhe kjo është pika kryesore. Një krimb i vogël nëntokësor ndoshta nuk bën asgjë evidente dhe të dobishme për njeriun, por me siguri e mbështet në jetën ekosistemin në të cilin jeton, ndërsa ai ekosistem na shërben ne.
Për fund, shumë hulumtues dhe mbrojtës konsiderojnë se nuk mund të ruajmë natyrën, fillimisht pa vlerësuar se si kjo do të na ndihmojë ne, sepse të gjitha masat për mbrojtje varen nga mbështetja e publikut. Në mënyrë të barabartë, nuk mund të ndihmojmë vetvetes pa mbrojtur natyrën sepse na nevojitet për aq shumë gjëra. Në raste të caktuara do të duhet të zgjedhim njërën ose tjetrën, por kryesisht do të duhet t’i bëjmë të dyja.
Mënyrë e mirë e shikimit të gjërave është njeriu dhe bota e egër të imagjinojnë veten si një tërësi të pa ndashme. Kjo nuk do të thotë se duhet të shpëtojmë çdo lloj i cili për momentin jeton në planet, këtë nuk mund ta bëjmë edhe sikur të duam. As që do të thotë të mbajmë punët të pa ndryshuara, sepse edhe kjo është e pamundur. Kjo do të thotë të sigurojmë ekosistem sa më të pasur dhe sa më të llojllojshëm. Ekosistem që do të jetë i mirë për të gjitha llojet e egra dhe i mirë për ne.
Автор: Ненад Петровски
Роден 1993 година во Скопје. Студиите ги започнува во 2012 на Природно математичкиот факултет во Скопје на насока Биологија, модул Екологија. Од 2013 година е член на Истражувачкото друштво на студенти биолози каде што се стекнува со работно искуство со габи, растенија и птици. Од 2018 година до денес работи во Македонското еколошко друштво и е координатор на активностите поврзани со проучување и заштита на мршојадците во Македонија.