fbpx


За Дома
Дома е едукативна еколошка онлајн платформа на Институтот за комуникациски студии.
За ИКС
IKS
Мисијата на ИКС е да помогнеме во зајакнувањето на македонската демократија во работата со медиумите, граѓанското општество и јавните институции, едуцирајќи критична јавност која ќе бара поголема транспарентност и отчетност преку вклучување на граѓаните во креирањето јавни политики.
+389 2 3090 004
Поврзани страници
Samo Prasaj logo

ResPublica logo
sovremen zivot so pomal ekoloski otpecatok e vozmozen i realen 1 1

Jeta moderne me gjurmë më të vogël ekologjike është e mundur dhe reale

Prof. Dejan Mirakovski
Fakulteti i Shkencave Matematikore – Teknike, UGD- Shtip

Kjo pandemi qartë i tregoi investimet e pa volitshme në shkencë dhe hulumtimet shkencore, para së gjithash në nivel global dhe nacional, por për fat të keq në këto kushte ngelën shumë përgjigje të nevojshme për mbrojtje efikase të shëndetit të njerëzve dhe mjedisit të tyre jetësor. Njëkohësisht, pandemia i përforcoi dukuritë e izolacionizmit dhe protekcionizmit, duke lënë vendet e vogla dhe më të varfra në listën e pritjes për zgjidhje të mundshme.  Së këndejmi, prioritet duhet të jetë përforcimi i kapaciteteve nacionale në sektorë të caktuar, ndër të cilët është edhe zhvillimi i qendrave të specializuara shkencore, ndërsa të cilat do të kishin rëndësi vitale për përgjigje të shpejtë dhe efikase ndaj sfidave të reja.

Natyra është gjithçka që kemi

Në të ardhmen, përfundimisht më tepër do të vlerësojmë mjedisin e shëndetshëm jetësor, natyrën por edhe mjedisin tonë urban të drejtpërdrejtë.  Madje edhe periudha relativisht e shkurtë e kufizimit të aktiviteteve antropogjenë si rezultat i pandemisë, rezultoi me revitalizimin dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor, që vetvetiu flet se me përpjekje të vogël nga të gjithë ne, por me një qasje shumë të sinqertë, natyrës rreth ne përgjithmonë mund t’ia kthejmë shkëlqimin e dikurshëm, ndërsa mënyra moderne e jetës nuk duhet të lidhet me destruktvitetin e saj të pakuptimtë.  Veçanërisht duke pasur parasysh se ajri është media përmes së cilit transferohen viruset, ndërsa ajrin e ndotur disa hulumtime e lidhin me vdekshmërinë më të madhe nga infeksionet virale, besoj se nocioni për ajër të pastër dhe të shëndetshëm në shtëpitë, shkollat, kopshtet dhe objektet publike në të ardhmen do të fitojë kuptim krejtësisht të ri.

Vetëm me zbatim intensiv të strategjive të përkufizuara dhe realizimin e masave mund të zvogëlohen ose tërësisht të zgjidhen problemet në këtë sferë.  Duke pasur parasysh si janë gjendjet, investime të konsiderueshme në sferën e menaxhimit me mbeturinat, mbrojtja e ujërave dhe ajrit janë gjithnjë e më të nevojshme dhe kjo duhet të fillojë menjëherë.  Por, realisht, këtu jam pesimist, sepse problemet ekonomike të cilat u shkaktuan si rezultat i pandemisë, shumë lehtë mund të rezultojnë me uljen dramatike të investimeve në këtë sferë, në afat të shkurtë dhe të mesëm.

Shkenca ofron zgjidhje

Përfundimisht na duhet më shumë shkencë dhe më e mirë. Na duhen hulumtime shkencore multi disiplinore, të drejtuara kah zgjidhja e problemeve konkrete, të cilat hap pas hapi do të krijojnë kushte për botë më të sigurt dhe më të shëndetshëm, në nivel global dhe lokal.

Për shembull, hulumtime mbi cilësinë e ajrit në shtëpitë, spitalet, kopshtet dhe shkollat.  Përqendrimi i masës dhe numrit të aerosole në hapësirë të mbyllur, si dhe analizë të detajuar të përbërjes së tyre, në veçanti të bio-aerosole (polen, spore, baktere dhe viruse). Nivelet e ekspozimit personal real, efektiviteti i mjeteve për mbrojtje, si maskat ose filtrat.  Vetëm me informacione të mira mund të parashihen edhe masa reale efikase.  Përmirësimet drastike të cilësisë së ajrit në zonat urbane dhe të industrializuara në botë, si rezultat i kufizimit të aktivitetit njerëzor gjatë pandemisë, qartë sugjerojnë se jeta moderne me gjurmë shumë më të vogla ekologjike është e mundur dhe krejtësisht reale. Na duhet vetëm organizim më i mirë, zbatim i zgjidhjeve të reja teknologjike në të gjitha sferat por sigurisht edhe gatishmëri për pjesëmarrje në ato ndryshime.

Share