fbpx


За Дома
Дома е едукативна еколошка онлајн платформа на Институтот за комуникациски студии.
За ИКС
IKS
Мисијата на ИКС е да помогнеме во зајакнувањето на македонската демократија во работата со медиумите, граѓанското општество и јавните институции, едуцирајќи критична јавност која ќе бара поголема транспарентност и отчетност преку вклучување на граѓаните во креирањето јавни политики.
+389 2 3090 004
Поврзани страници
Samo Prasaj logo

ResPublica logo
samo preku obrazovanie mozeme da gi resime svetskite predizvici 1

Vetëm përmes arsimit mund të zgjidhim sfidat botërore

samo preku obrazovanie mozeme da gi resime svetskite predizvici

Prof. Bllazho Boev
Rektori i Universitetit “Goce Dellçev” (UGD) – Shtip

Përgjigja është në shkencë

Nuk mendoj se vetëm Maqedonia duhet të marrë diçka nga mësimi i pa mësuar në lidhje me gjithçka që po na ndodh me sfidën globale që nga shpërthimi i pandemisë KOVID-19, përkundrazi mendoj se të gjithë ne në këtë planet të bukur Tokë duhet të mendojmë shumë më seriozisht për atë: cilat janë vlerat në shkencë? Cilat janë temat e rëndësishme në shkencë? A është përgjigjja e duhur ndaj nevojave tona si civilizim, gara tepër e madhe ndaj vlerave materiale dhe standardi më i lartë i jetesës? Mendoj se kemi harruar pyetjet themelore për të cilat ekzistojnë, ndërsa kjo është të ruajmë vlerat themelore të planetit tonë Tokë dhe si të tillë ta lëmë atë në trashëgimi për brezat që do të vijnë pas nesh, ndërsa ata brezave pas tyre. Mosbalancimi që ka ekzistuar gjithmonë në natyrë në lidhje me kapacitetet e saj natyrore dhe ekologjike çon në shfaqjen e ç’ekuilibrave të mëdhenj në sjelljen e specieve që natyrshëm reagojnë në një mënyrë ndaj adaptimit të tyre të ri, i cili sigurisht do të rezultojë me shumë momente të reja në ciklet evolucionare në Tokë. Duhet të mësojmë nga e gjithë kjo dhe duhet t’i kthehemi rëndësisë së shkencës si një promotor themelor që mund të japë përgjigjet për sfidat e ardhshme. Duhet të rikthejmë temat të rëndësishme në shkencë, të tilla si: kush jemi dhe çfarë jemi, si erdhëm në këtë planet dhe si mund të mbijetojmë në të?

Shkenca kohë më të gjatë sugjeronte se është e mundur të vijë deri te një gjendje e këtillë, por kjo për fat të keq nuk u kuptua seriozisht. Sot jemi dëshmitarë të pandemisë botërore, ajo është këtu para nesh dhe tek ne si njerëzim, e cila mbylli botën dhe prek çdo pore në botën bimore dhe shtazore. Në këto momente duhet të jemi të sinqertë me veten si një civilizim dhe vetëm të mendojmë se si jemi të lidhur me njëri-tjetrin. Ashtu si një person me virus mund të infektojë dhjetëra njerëz nëse jo edhe më shumë, kështu mund të bëjnë edhe veprimet tona. Veprimet tona pasqyrojnë mënyrën se si e perceptojmë njëri-tjetrin dhe si e trajtojmë mjedisin natyror.

Nëse shikojmë pas në histori, ajo na tregon shumë. Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, ka mbizotëruar optimizmi imagjinar, ku është menduar se shoqëria moderne do të kishte sukses në trajtimin e varfërisë dhe sëmundjeve. Ata ishin të bindur se me ndihmën e teknologjisë, njerëzimi më në fund do të zbuste dhe nënshtronte natyrën. Ekziston një besim në zhvillimin e pandalshëm që do të përmirësojë rrënjësisht jetën e njerëzve. Por shekulli që pasoi tregoi diçka tjetër. Përkundrazi, gjendja e të gjitha nënsistemeve në planet është përkeqësuar. Pothuajse të gjitha vendet kanë probleme me papunësinë, dështimin e ekosistemeve, mungesën e burimeve natyrore dhe sëmundjeve, urisë dhe luftërave si rezultat i krizës së vlerave. Pjesa më e madhe e kapitalit shoqëror ka dështuar (rrjetet sociale, vlerat, zakonet, shprehitë, besimet e krijuara nga brezat e kaluar), dhe pa të cilat shoqëria moderne nuk mund të mbijetojë. Përveç kësaj, dolën probleme krejtësisht të reja për të cilat njerëzit nuk ishin të vetëdijshëm deri atëherë.

Paradigma e re e zhvillimit – arsim për zhvillim të qëndrueshëm

Sot e dimë që është e nevojshme të hedhim poshtë idenë e zhvillimit në fragmente dhe pjesë, sepse ekonomia zhvillohet me qëllimet e saj, shoqëria me të vetat, dhe si pasojë edhe mjedisi jetësor me të vetat. Progresi dhe prosperiteti i vërtetë janë të mundshme nëse ky është një proces i plotë. Paradigma e re e zhvillimit do të thotë që ne duhet ta kuptojmë zhvillimin në një mënyrë tjetër, jo vetëm përmes prodhimit ekonomik. Mbi të gjitha, është e nevojshme të kërkohen zgjidhje origjinale dhe inovative, të cilat do të vijnë nga specifikat e mjedisit lokal dhe bashkëpunimi më i madh midis njerëzve, duke lidhur sektorë të ndryshëm me një vizion të përcaktuar qartë që duhet të marrë parasysh natyrën dhe ekosistemet e saj.

Vetëm përmes arsimit mund të zgjidhim sfida të tilla. Na duhet strategji arsimore për zhvillim të qëndrueshëm. Duhet të ndiqen mirë mesazhet që vijnë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, a cila në periudhën nga viti 2005 – 2014 shpalli dekadën e arsimit për zhvillim të qëndrueshëm, me detyrën kryesore të promovimit të projektit të kryer nga organizata e UNESCO-s. Këto janë temat kryesore për mbijetesën e njeriut: paqja, etika, përgjegjësia lokale dhe globale, shëndeti, zhvillimi rural dhe urban, prodhimi dhe konsumi, përgjegjësia e përbashkët, mbrojtja e mjedisit, menaxhimi i burimeve natyrore dhe larmia biologjike dhe natyrore, etj.

Share