fbpx


За Дома
Дома е едукативна еколошка онлајн платформа на Институтот за комуникациски студии.
За ИКС
IKS
Мисијата на ИКС е да помогнеме во зајакнувањето на македонската демократија во работата со медиумите, граѓанското општество и јавните институции, едуцирајќи критична јавност која ќе бара поголема транспарентност и отчетност преку вклучување на граѓаните во креирањето јавни политики.
+389 2 3090 004
Поврзани страници
Samo Prasaj logo

ResPublica logo
unistuvanjeto na zeleniloto zaednicka maka za belgrad skopje i cel balkan intro

Shkatërrimi i gjelbërimit problem i përbashkët për Beogradin, Shkupin dhe gjithë Ballkanin

Beogradi në fillim të vitit 2020 u shpall si qyteti më i ndotur në botë, sipas ueb faqes “Airvisual”, e tani është nën rrezik për t’i humbur “mushkëritë e qytetit” – pylli Koshutnjak.  Të vetëdijshëm se aksioni i tyre është gjëja e vetme me të cilën mund t’ua zënë rrugën investuesve, qytetarët e bashkuar dhe organizatat e interesuara janë duke luftuar për mjedis të shëndoshë jetësor.

Unistuvanjeto na zeleniloto zaednicka maka za Belgrad Skopje i cel Balkan 1

Vallë kryeqyteti i Serbisë është duke u bërë qytet me treg joformal?

Është bërë publike plani i detajuar për rregullimin e kompleksit “Avala film”, i cili parasheh ndërtimin e përafërsisht 420.000 m2 të objekteve banesore dhe 150.000 m2 objekt komercial në rajonin e pyllit të qytetit Koshutnjak në Beograd.  Është paraparë se me ndërtimin intensiv, sipërfaqja pyjore ekzistuese prej 34,7 hektarësh pyjore do të zvogëlohet dhjetë herë më pak, përkatësisht në 3,4 hektarë. Më saktësisht – planifikohet ndërtimi i objekteve që do të përfshijnë tetë herë e gjysmë sipërfaqe më të madhe se ajo që është ndërtuar tani në atë lokacion.

Realizimi i planit do të shkaktojë dëm të pariparueshëm mbi mjedisin jetësor në qytetin në të cilin ajri shpeshherë vlerësohet si shumë i ndotur. Ajri i tillë mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze edhe te njerëzit e shëndoshë. Prandaj rekomandohet që të shmangen të gjitha aktivitetet fizike në mjedisin e jashtëm dhe të shkurtohet qëndrimi në vend të hapur, derisa nuk përmirësohet cilësia e ajrit.

Unistuvanjeto na zeleniloto zaednicka maka za Belgrad Skopje i cel Balkan 5Shkatërrimi i gjelbërimit problem i përbashkët për Beogradin, Shkupin dhe gjithë Ballkanin 31.01.2020 – Beogradi me koeficient të ndotjes prej 399 ishte qyteti më i ndotur në botë, para Delhit (Indisë) me koeficient prej 195 

Analiza e dokumentacionit të planit tregon se zhvillimi i industrisë së filmit nuk është qëllimi kryesor i ndërtimit të kompleksit, siç është cekur në hyrjen, por ndërtimi i objektit komercial dhe banesor. Gjithashtu, me ndërtimin e objekteve, sipërfaqja nën drunjtë do të zvogëlohet për 17 hektarë, megjithëse sipërfaqet e gjelbra të Beogradit momentalisht përbëjnë vetëm 18.5% të territorit të përgjithshëm të qytetit.

Duke e analizuar gjendjen momentale në Beograd, duket se organet kompetente, bashkë me investuesit, nuk kuptojnë se gjithë sipërfaqen e gjelbër të territorit të qytetit nuk duhet ta shohin vetëm si terren ndërtimi.  Megjithëse drunjtë janë “filtër” i ajrit të qytetit, ato luajnë rol të rëndësishëm edhe në parandalimin e formimit të ishujve të ngrohta. Këto janë sipërfaqe urbane që nxehen dhe arrijnë temperaturë dukshëm më të latë në krahasim me mjedisin, dhe e gjithë kjo ndodh si rezultat i trafikut dhe mungesës së gjelbërimit. Pllakat e betonit, pas nxehjes, lëshojnë nxehtësinë prapa, ndërsa drunjtë absorbojnë një pjesë të nxehtësisë. Betonimi i gjelbërimit është trend i Beogradit, viktimë e të cilit tani është pylli i qytetit Koshutnjak.

Unistuvanjeto na zeleniloto zaednicka maka za Belgrad Skopje i cel Balkan 5shtruar me beton sheshi “Republika” në Beograd.

Problematika ekologjike-juridike e Planit

Plani konkret nuk është në pajtim me Strategjinë për pyllëzimin e rajonit të Beogradit, e cila bazohet në shfrytëzimin rajonal të resurseve pyjore, mbrojtjen e biodiversitetit dhe ngritjen e cilësisë së mjedisit jetësor, e që parasheh edhe mbrojtjen e sistemit të sipërfaqeve të gjelbra të qytetit dhe zhvillimit të pylltarisë në territorin në Beograd. Duke pasur parasysh se në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2021 është paraparë që të pyllëzohen 50.000 hektarë në territorin e qytetit, por meqë deri në vitin 2017 do të pyllëzohen vetëm 730 hektarë, është e qartë se shpyllëzimi i planifikuar i pyjeve është në kundërshtim me Strategjinë.

Në Rregulloren për rrjet ekologjik Koshutnjaku ceket si zonë e rëndësishme ekologjike në territorin e Beogradit, zonë e mbrojtur me qëllim ruajtjen e komplekseve nën vegjetacionin pyjor, si habitat i rëndësishëm për ruajtjen e llojllojshmërisë së faunës së gjitarëve, zogjve, zvarranikëve dhe insekteve, dhe prandaj ka kuptim që të pyesim nëse aktet juridike që e rregullojnë ekologjinë në Serbi duhet të miratohen vetëm formalisht, ose është i mundshëm zbatimi i tyre.

Me zbatimin e planit gjithashtu do të shkelen edhe dispozitat e konventave ndërkombëtare të cilat Serbia i ka ratifikuar, ndër të cilat janë: Konventa kornizë e OKB-së për ndryshimet klimatike, Konventa për biodiversitet, Konventa e OKB-së për luftë kundër desertifikimit.  Përveç kësaj, Serbia është në proces të eurointegrimit, dhe realizimi eventual i planit do të ishte në kundërshtim me politikat dhe rregullativat e BE-së, që është lider global kur bëhet fjalë për luftën kundër ndryshimeve klimatike, dhe do ta ngadalësojë dhe prolongojë rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Ligji për vlerësim strategjik të ndikimit mbi mjedisin jetësor parasheh se procedura e vlerësimit të ndikimit të planeve dhe programeve të caktuara mbi mjedisin jetësor zbatohet me qëllim për të siguruar mbështetje të mjedisit jetësor dhe për të promovuar avancim të zhvillimit të qëndrueshëm. Dokumentacioni bashkëngjitur planit nuk përmban pëlqim me raportin për vlerësim strategjik, të dhënë nga organi kompetent për mbrojtjen e mjedisit jetësor, pa të cilin plani nuk mund të përcillet në procedurë të mëtutjeshme për miratim.

Qytetarët në luftë për gjelbërimin në Beograd

Qytetarët të grupuar spontanisht në kuadër të shoqatës joformale “Beteja për Koshutnjakun” u mblodhën me dëshirë të përbashkët për ta ruajtur gjelbërimin e pyllit, duke kuptuar se Plani është në kundërshtim me interesin publik. Aktivitetet më efektive në kuadër të luftës deri tani janë nënshkrimi i nismës për mbrojtjen e Koshutnjakut dhe mbledhja e ankesave nga qytetarët në procesin e inspektimit publik të planit. Nga momenti kur procedura e inspektimit publik u fut në legjislacionin serb për një periudhë shumë të shkurtër kohore, u parashtruan 10.000 ankesa, gjë që nuk ka ndodhur për asnjë plan të ngjashëm deri më tani. Qytetarët janë të përkushtuar në respektimin e ligjit, përgatitjen e raporteve për vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor me të dhëna të sakta mbi gjendjen e mjedisit jetësor, speciet e mbrojtura dhe habitatet e tyre. Peticioni u nënshkrua nga më shumë se 50.000 qytetarë, dhe autorët e peticionit, nisma “Nuk e japim Beogradin”, kanë për qëllim një numër simbolik prej 100.000 nënshkrimesh, të cilat do të shënonin fitoren e interesit të qytetarëve mbi interesat e investitorit.

Organizimi i qytetarëve me vetiniciativë në këtë rast dëshmon se të paktën një nga qëllimet e Programit për mbrojtjen e mjedisit jetësor të qytetit të Beogradit tashmë është arritur. Kjo është ndërgjegje tanimë e zhvilluar e qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes dhe përmirësimin e mjedisit jetësor me një gatishmëri për të marrë pjesë vetë në atë proces.

Unistuvanjeto na zeleniloto zaednicka maka za Belgrad Skopje i cel Balkan 5

Ballkani Perëndimor:  Natyra e kthen goditjen prapa

Gjendja është e ngjashme në vendet e rajonit.

Projekti për rregullimin e sheshit kryesor në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, “Shkupi 2014”, i solli një pamje klasike qytetit, por i mori pemë të vjetra mbi 50 vjeç, gjë që reduktoi sipërfaqen e gjelbër të qendrës së qytetit për 50%.

Rreth 40 pemë janë prerë për të ndërtuar dy ndërtesa të reja në kampusin e Universitetit Shën Cirili dhe Metodi.

Këta dhe shembuj të ngjashëm e kanë sjellë Shkupin në krye të listës botërore të qyteteve me ajrin më të ndotur. Ata gjithashtu paraqitën nevojën për të miratuar një protokoll të veçantë në Shkup, i cili aktivizohet në raste të ndotjes ekstreme të ajrit dhe që parashikon mungesa të arsyeshme nga puna për gratë shtatzëna, për personat mbi 60 vjeç, astmatikët dhe personat që kanë mbijetuar sulm në zemër ose sulm në tru. Në raste të tilla, rekomandohet që evenimentet të mos mbahen në vend të hapur, ndërsa personat që e kanë punën në terren të punojnë në vetëm nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 5 pasdite.

Unistuvanjeto na zeleniloto zaednicka maka za Belgrad Skopje i cel Balkan 5Shkatërrimi i gjelbërimit problem i përbashkët për Beogradin, Shkupin dhe gjithë Ballkanin Pjesa e 5-të e projektit “Shkupi 2014” 

Pasi u shpall kryeqendra më e gjelbër në Evropë në vitin 2017, në vitin 2019, sipas një hulumtimi nga Programi i Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e mjedisit jetësor, u konstatua se ndotja e ajrit në Sarajevë është drejtpërdrejt përgjegjëse për një nga pesë vdekjet e parakohshme. Në fillim të vitit 2020, Sarajeva u emërua qyteti më i ndotur në botë, me një koeficient ndotjeje prej 455.

Në fund, duke pasur parasysh që BE-ja planifikon të miratojë Agjendë të gjelbër posaçërisht për Ballkanin Perëndimor sipas Marrëveshjes së gjelbër evropiane, shpresojmë që sistemi i masave dhe qëllimeve në agjendën do ta përfshijë dhe rregullojë çështjen e gjelbërimit urban dhe në këtë mënyrë t’i inkurajojë vendet në rajon që të ecin përpara, duke ecur në rrugën e gjelbërimit.

Jelena Jeremiq – biologe

Share