fbpx


За Дома
Дома е едукативна еколошка онлајн платформа на Институтот за комуникациски студии.
За ИКС
IKS
Мисијата на ИКС е да помогнеме во зајакнувањето на македонската демократија во работата со медиумите, граѓанското општество и јавните институции, едуцирајќи критична јавност која ќе бара поголема транспарентност и отчетност преку вклучување на граѓаните во креирањето јавни политики.
+389 2 3090 004
Поврзани страници
Samo Prasaj logo

ResPublica logo
najzagadenata reka vo evropa featured

Lumi më i ndotur në Evropë

Kjo është delta e Ishmit, pranë Kepit të Rodonit në Detin Adriatik.

najzagadenata reka vo evropa 1

Një çift argëtohet në plazhin e ndotur.

Sipas “River Cleanup”, Ishmi është klasifikuar si një prej 1000 lumenjve më të ndotur të planetit, i cili transferon çdo vit, rreth 700,000 kg plastikë në det prej mbetjeve urbane.

Plazhi i Ishëm, gjithmonë është plot me plastikë.

Pellgu i tij ujëmbledhës përfshin popullsinë e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, si dhe popullsinë e disa qyteteve të tjera, më të vogla. Tirana nuk ka ende një sistem të integruar të menaxhimit të mbetjeve urbane. Ndarja e mbetjeve në burim nuk ekziston. Procesi i riciklimit bëhet në kushte informale. Shërbimi i grumbullimit të mbetjeve është më i dobët në periferi, ndërkohë që disa fshatra mungojnë koshat e mbetjeve. Kësisoj, një pjesë e madhe e plastikës që vjen prej konsumit urban përfundon në Lumin e Ishmit dhe proskat e tij, duke i shndërruar këto brigje në landfille zyrtare të mbetjeve urbane.

najzagadenata reka vo evropa 5

Shishet e plastikës bëhen shenjë mbrojtëse e kësaj pjese të Adriatikut.

Përqëndrimi i lartë i metaleve të rënda (Cd; Pb; NO2; Zn), kryesisht për shkak të aktivitet të pakontrolluar industrial, anës brigjeve, dëmton biodiversitetin e lumit dhe rrezikon shëndetin e banorëve.

najzagadenata reka vo evropa 6 portrait

Shpëtim Doçi – peshkatar lokal që gjithë jetën e tij e ka kaluar në këto brigje dhe sot kujdeset me mund për rrjetat e tij.

Për shkak të karakteristikave fizike të pjerrtësisë së shpatit, lumenjtë e Shqipërisë janë të vrullshëm dhe me ujshmëri të lartë, çka u jep mundësinë këtyre mbetjeve të udhëtojnë, relativisht shpejt, në brigjet e Detit Adriatik. Kësisoj, e tërë kjo ndotje transportohet më pas edhe  në shtete të tjera europiane, si Mali i Zi dhe Kroacia.

najzagadenata reka vo evropa 7

Viktor Çaka – ende gjuan me “çikëz”  metodë tradicionale për peshkim.

Përmes fotografive ju mund shihni se mungesa e kontrollit prej autoritetet dhe keqmenaxhimi i trajtimit të mbetjeve urbane po shkakton një katastrovë të mjedisore e cila ndot, jo vetëm brigjet e Shqipërisë, por edhe brigjet e vendeve të tjera.

najzagadenata reka vo evropa 8

Gryka e lumit Ishëm, në nivel vjetor sjell rreth 730.00 kg. plastikë.

najzagadenata reka vo evropa 9

Turizëm në plastikë.

Akoma më keq, prania e plastikës po konsiderohet si diçka e natyrshme për peshkatarët dhe për vizitorët e shumtë që frekuentojnë brigjet, dikur të pastra të Adriatikut…

Mbetje nga të gjitha format.

Autori i tekstit dhe fotos: Artan Rama

Share