Praktikat më të mira gjatë shkrimit të blog-ut
Të jeni të qartë dhe konciz dhe në fillim tregoni pikën kryesore
Blog-et më të mirë zakonisht e paraqesin pikën kryesore në paragrafin e parë. Çdo herë duhet t’u tregoni lexuesve tuaj pse ata duhet të kujdesen për problemin me të cilin merreni. Filloni menjëherë të nxirrni pretendimet tuaja kryesore ndërsa më vonë ofroni prova të cilat do t’i mbështesin ato. Shmangni frazat hyrëse të llojit “Në këtë punim unë do …”, ose “Ky dokument ka për qëllim të …”.
Mbështetni blog-un me prova dhe burime
Pretendimet e shprehura në blog duhet të bazohen mbi prova nga hulumtimi juaj ose hulumtimi i individëve ose organizatave të tjera. Hiperlinqet që të udhëzojnë në punime të gjata kërkimore, raporte, baza të dhënash, shembuj të situatave ose rasteve të cilat i diskutoni mund të jenë shumë të dobishme në mbështetjen e pretendimeve dhe argumenteve që shprehni. Kini kujdes të mos mbështeteni shumë në informacionet që përmbahet në burime të jashtme pasi megjithatë bëhet fjalë për tekst Tuajin të pavarur.
Duhet të jeni të shkurtër dhe të qartë
Blogj-et duhet të kenë strukturë të qartë dhe rrjedhë të lehtë, përkatësisht të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe informal. Publikimet duhet të përmbajnë midis 600 dhe 800 fjalë
Stili joformal
Blog-et zakonisht janë të drejtpërdrejta dhe joformale, në mënyrë që të jenë në dispozicion për publik më të gjerë. Stili i të shkruarit duhet të jetë më afër stilit gazetaresk sesa akademik. Blog-u nuk është punim akademik dhe as dokument për politika publike. Mos përdorni shumë shkurtesa dhe fjalë latine ose terminologji specifike që publiku i gjerë nuk mund t’i njohë.
Struktura e blog-ut
Shkruani blog-e në më shumë paragrafë të shkurtër, të ndarë në dy ose tre pjesë të shkurtra. Gjithashtu mund të përdorni nëntituj për të mbështetur argumentin. Secili paragraf zakonisht mund të jetë i gjatë katër ose pesë fjali.
Në fund të blog-ut, bëni një përfundim të shkurtër që përforcon argumentet dhe ofroni sugjerime për tejkalimin e problemit ose ndryshimin e politikës të cilën e diskutoni.
Elementet thelbësore të një blog-u
Titulli
Autorët shpesh e anashkalojnë rëndësinë e titullit. Përcaktimi i titullit përkatës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për leximin e tij më të madh. Titulli duhet të përmbajë një fjali që përmbledh argumentin kryesor të tekstit. Shmangni çështje ose tema të përgjithshme (“Ndotja në Maqedoni”). Titujt më të mirë përmbajnë më së shumti deri në 6-8 fjalë dhe përdorin gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme që mund të kuptohet nga ata që janë më pak të njoftuar me temën.
Referenca
Mos përdorni referenca akademike në blogun tuaj. Në vend të kësaj, përdorni hiperlidhje për t’i drejtuar lexuesit në burime shtesë. Mund të jenë dokumente, ligje, raporte, punime kërkimore, blog-e të tjera, etj.
Shënimet (fusnotat) duhet të përdoren vetëm si një mundësi e fundit dhe shumë rrallë. Nëse informacionet janë të rëndësishme, atëherë ato zakonisht duhet të përpiqeni t’i inkorporoni në tekst.
Grafikë dhe figura
Diagramet dhe fotografitë janë mjet i shkëlqyeshëm për të mundësuar interpretim më të mirë të argumenteve dhe të dhënave që përmbahen në tekst. Grafikët dhe diagramet janë përgjithësisht më efikas se tabelat sepse ato mund të interpretohen më shpejt dhe më lehtë nga lexuesit. Çdo grafik ose figurë duhet të tregojë qartë burimin, edhe kur burimi është vetë autori.
Autori mund të sigurojë fotografi të ndryshme ose fotografi statike nga video, por duhet të jetë e qartë se ai / ajo ka të drejtë t’i përdorë ato. Ato duhet të jenë: 1. të autorit të blog-ut, 2. të jenë të licencuara për shpërndarje falas, ose 3. të kenë leje për përdorimin e fotografisë.
Informacione personale dhe fotografi
Të gjithë autorët duhet të paraqesin foto dhe biografi me dy deri në tre rreshta që do të vendoset në tekst dhe në faqen e bashkëpunëtorëve, me lidhje/linqe për ueb faqet tuaja ose profilet e mediave sociale që dëshironi të përfshini.