fbpx


За Дома
Дома е едукативна еколошка онлајн платформа на Институтот за комуникациски студии.
За ИКС
IKS
Мисијата на ИКС е да помогнеме во зајакнувањето на македонската демократија во работата со медиумите, граѓанското општество и јавните институции, едуцирајќи критична јавност која ќе бара поголема транспарентност и отчетност преку вклучување на граѓаните во креирањето јавни политики.
+389 2 3090 004
Поврзани страници
Samo Prasaj logo

ResPublica logo
 

Rreth nesh

Doma është online platformë edukative ekologjike e Institutit për Studime të Komunikimit

Çfarë është “Doma”?

Mbrojtja e mjedisit është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Maqedonia dhe rajoni. Mungesa e informacionit të verifikuar, të saktë dhe konciz, analiza cilësore, debat, si dhe përgjegjësi nga institucionet kompetente, bërihapësirëpër krijimin e # Doma.

# Doma online platformë edukative ekologjike e Institutit për Studime të Komunikimit përmes së cilës hulumtojmë, analizojmë, informojmë dhe edukojmë mbi tema që lidhen me mjedisin jetësor, biodiversitetin, praktikat e qëndrueshme dhe ndërgjegjësimin ekologjik.

Qëllimi i #Doma është të informojë dhe edukojë në lidhje me mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe biodiversitetit, të stimulojë debat dhe të motivojë qytetarët që të përfshihen në mënyrë aktive dhe të bëjnë presion mbi institucionet për zgjidhjen e problemeve. Gjithashtu, #Doma në mënyrë plotësuese do të kërkojë përgjigje nga institucionet kompetente, me çka ato do të kenë mundësi të demonstrojnë llogaridhënien dhe transparencën e tyre dhe do të kontribuojnë për qytetarë më të informuar dhe të angazhuar në mënyrë aktive.

Problemet me mjedisin jetësor, si dhe vetë natyra nuk njeh kufij politik. #Doma, do të eksplorojë vlerat natyrore si dhe rreziqet natyrore dhe kërcënimet në nivel rajonal në bashkëpunim me të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.

Kjo ueb – faqe është punuar në kuadër të projektit “Përdorimi i gazetarisë së bazuar në fakte për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të luftuar dezinformimin në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut”, i cili zbatohet nga Instituti i Studimeve të Komunikimit. Projekti financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup. Mendimet dhe qëndrimet e shprehura në këtë ueb -faqe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht mendimet dhe qëndrimet e Qeverisë Britanike.

Mirëserdhët #Doma!

 

Redaktor

Kirill Przho

+389 2 3090 004

Kush jemi ne?

Instituti i Studimeve të Komunikimit (ISK) është organizatë kërkimore- shkencore jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2012.

Misioni i ISK-së është të ndihmojë forcimin e demokracisë maqedonase në punën me mediat, shoqërinë civile dhe institucionet publike, duke edukuar publik kritik që do të kërkojë transparencë dhe përgjegjësi më të madhe, përmes përfshirjes së qytetarëve në krijimin e politikave publike.