
Janë zgjedhur gjashtë përfitues të granteve të cilët do të zgjedhin probleme lokale për mbrojtjen e mjedisit jetësor
Janë zgjedhur gjashtë përfitues të granteve të cilët do të zgjedhin probleme lokale për mbrojtjen e mjedisit jetësor
Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) në partneritet me Shoqërinë Ekologjike Maqedonase (SHEM) ka përzgjedhur gjashtë organizatat e shoqërisë civile që në partneritet me shkollat e mesme nga rajonet me zona të mbrojtura (Pelagonia, Ohri, Strumica, Tikveshi, Demir Kapija dhe Prespa) do të zbatojnë iniciativa për zgjidhjen e problemeve lokale mjedisore.
Në thirrjen që u hap për organizatat dhe iniciativat e shoqërisë civile arritën gjithsej 28 aplikime. Komisioni i përbërë nga anëtarë nga ISK dhe SHEM, bazuar në kriteret e përcaktuara më parë (problemi i përcaktuar mjedisor, zgjidhja e ofruar, prioriteti i temës, kapaciteti i organizatës) zgjodhi gjashtë përfituesit e mëposhtëm:
- “Ekovita”, Negotinë në partneritet me shkollën e mesme “Shën Kirilli dhe Metodi ”, Negotinë;
- “Eko Guerila”, Prespë në partneritet me shkollën e mesme “Car Samoil”, Resnjë;
- “KAB Struga 2017”, Strugë në partneritet me shkollën e mesme “Niko Nestor”, Strugë;
- “Horti Eko”, Strumicë në partneritet me SHMK “Dimitar Vllahov”, Strumicë;
- “Klisura”, Demir Kapi në partneritet me shkollën e mesme “Shën Kirill dhe Metodi ”, Negotinë;
- Qendra Kulturore Rinore (MKC), Manastir në partneritet me SHMKM “Dr. Jovan Kalauzi”, Manastir;
Organizatat e zgjedhura të shoqërisë civile në partneritet me shkollat do të punojnë në iniciativa që lidhen me: zbatimin e praktikave të mira bujqësore në Rajonin e Tikveshit dhe Strumicës; qasje më e madhe në informata për funksionimin e stacionit matës “Stenje” në Prespë; fushatë për transparencë dhe përgjegjësi më të madhe të Komunës së Strugës mbi fondet komunale për trajtimin e deponive të vogla ilegale në Strugë dhe rrethinë; zgjidhja e katastrofës ekologjike në Grykën e Demir Kapisë nga mbeturinat e ndërtimit me ndërtimin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë; dhe inkurajimin e eko-aktivizmit tek të rinjtë, por edhe përgjegjësinë civile përmes fushatave kundër hedhjes së mbeturinave në Manastir.
Për të realizuar aktivitetet e tyre, organizatat e zgjedhura të shoqërisë civile do të marrin grant prej 5.000 euro, një seri trajnimesh për zhvillimin e planit për fushatë me interes publik dhe menaxhimin e granteve të vogla të BE-së, si dhe mentorim nga ekipet profesionale të ISK dhe SHEM për zbatimin më efektiv të fushatave.
Projekti: “Aksion Lokal për Politika më të Mira për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor” zbatohet nga Instituti për Studime të Komunikimit në partneritet me Shoqatën Ekologjike të Maqedonisë, me mbështetje financiare të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).