Konkurs për pjesëmarrje publike në aktivitetet e DOMA
#Shtëpiakë
Instituti për Studime të Komunikimit – Shkup dhe redaksia DOMA, në kuadër të projektit Lidhni pikat: politika të përmirësuara përmes pjesëmarrjes qytetare – shpall konkurs për pjesëmarrjen e publikut në aktivitetet e DOMA si pjesë e fushatës “Kthjellohu!– Fushatë për përfaqësim dhe lobim.
Qëllimi është që publiku, përmes projekteve krijuese audiovizive dhe gazetarisë qytetare, të paraqesë çështje mjedisore në nivel lokal dhe kombëtar që lidhen me qëllimet e fushatës. “Kthjellohu!“
Rregullat për pjesëmarrje
Konkursi është menduar kryesisht për krijuesit e rinj (nxënës së shkollës së mesme dhe universitare) me interes në shprehjen krijuese dhe gazetarinë qytetare. Ky konkurs nuk është menduar për gazetarë profesionistë, njerëz që merren profesionalisht me gazetari, si dhe prodhime profesionale.
Llojet e produkteve
Konkursi është i hapur për llojet e mëposhtme të produkteve:
- poster (format digjital)
- fotografi
- foto histori (10 – 15 fotografi të shoqëruara me një tekst të duhur shpjegues deri në 300 fjalë)
- video e shkurtër (e gjatë deri në 3 minuta)
- infografik (format digjital)
- postim ose seri postimesh të destinuara për mediat sociale (FB, Instagram)
- blog video (deri në 3 minuta)
- blog (deri në 1000 fjalë)
Rregullat e aplikimit
Pjesëmarrësit e interesuar duhet të dërgojnë një propozim temë me shkrim, versionin e punës së skenarit ose një skicë në postën elektronike zyrtare . Ekipi i DOMA do t’i shqyrtojë ofertat dhe do të kontaktojë autorët pasi të merret vendimi.
Ekipi i DOMA do të ofrojë udhëzime dhe këshilla, por jo mbështetje teknike ose logjistike për përpunimin e produkteve të zgjedhura.
Konkursi do të jetë i hapur vazhdimisht, nga 01.04.2020. deri në fund të fushatës “Kthjellohu!”
Për secilin produkt të miratuar, autorët do të marrin kompensimin e duhur financiar në varësi të produktit.