fbpx


За Дома
Дома е едукативна еколошка онлајн платформа на Институтот за комуникациски студии.
За ИКС
IKS
Мисијата на ИКС е да помогнеме во зајакнувањето на македонската демократија во работата со медиумите, граѓанското општество и јавните институции, едуцирајќи критична јавност која ќе бара поголема транспарентност и отчетност преку вклучување на граѓаните во креирањето јавни политики.
+389 2 3090 004
Поврзани страници
Samo Prasaj logo

ResPublica logo
srednoskolci i graganski aktivisti ucat kako podobro da zastapuvaat inicijativi za zivotna sredina featured

Nxënësit e shkollave të mesme dhe aktivistët e shoqërisë civile mësojnë se si të përfaqësojnë më mirë iniciativa për mjedis jetësor

Qasje më e madh drejt informacioneve mbi cilësinë e ujit në Liqenin e Prespës, pastrimi i deponive të vogla ilegale në Strugë, zgjidhja e problemit me mbeturinat ndërtimore në Klisurën e Demir Kapisë, zbatimi i praktikave të mira bujqësore në rajonin e Tikveshit dhe Strumicës, si dhe inkurajimi i eko-aktivizmit tek të rinjtë në Manastir, janë gjashtë iniciativa në kuadër të të cilave Instituti për Studime të Komunikimit dhe një grup i organizatave të shoqërisë civile këtë vit do të ndërmarrin një sërë aktivitetesh në drejtim të përmirësimit të gjendjeve me mjedisin jetësor. Të gjitha aktivitetet do të zbatohen në partneritet me gjashtë shkolla të mesme nga rajonet e prekura, në mënyrë që të inkurajohet eko-aktivizmi tek brezat e rinj dhe të rritet ndërgjegjësimi për këto tema.

Për atë qëllim, gjatë janarit dhe shkurtit, janë organizuar trajnime për realizimin e fushatave për mjedis të shëndetshëm dhe të pastër me nxënës të shkollave të mesme dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Në trajnimet, pjesëmarrësit do të mund të përmirësojnë njohuritë e tyre për mekanizmat ligjorë në fushën e mjedisit jetësor, por edhe mënyrën e përfaqësimit më të mirë të iniciativave në lidhje me këtë fushë. Janë planifikuar tre trajnime, të cilat do të përfshijnë 90 nxënës të shkollave të mesme dhe profesorët e tyre, si dhe përfaqësues të gjashtë organizatave të shoqërisë civile që punojnë në rajonet ku do të zbatohet projekti.

Trajnimet janë realizuar në kuadër të projektit “Aksioni Lokal për Politika më të Mira për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor” të zbatuar nga Instituti për Studime të Komunikimit në partneritet me Shoqatën Ekologjike të Maqedonisë, me mbështetjen financiare të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).

Share