Lumi më i ndotur në Evropë
Kjo është delta e Ishmit, pranë Kepit të Rodonit në Detin Adriatik.
Një çift argëtohet në plazhin e ndotur.
Sipas “River Cleanup”, Ishmi është klasifikuar si një prej 1000 lumenjve më të ndotur të planetit, i cili transferon çdo vit, rreth 700,000 kg plastikë në det prej mbetjeve urbane.
Plazhi i Ishëm, gjithmonë është plot me plastikë.
Pellgu i tij ujëmbledhës përfshin popullsinë e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, si dhe popullsinë e disa qyteteve të tjera, më të vogla. Tirana nuk ka ende një sistem të integruar të menaxhimit të mbetjeve urbane. Ndarja e mbetjeve në burim nuk ekziston. Procesi i riciklimit bëhet në kushte informale. Shërbimi i grumbullimit të mbetjeve është më i dobët në periferi, ndërkohë që disa fshatra mungojnë koshat e mbetjeve. Kësisoj, një pjesë e madhe e plastikës që vjen prej konsumit urban përfundon në Lumin e Ishmit dhe proskat e tij, duke i shndërruar këto brigje në landfille zyrtare të mbetjeve urbane.
Shishet e plastikës bëhen shenjë mbrojtëse e kësaj pjese të Adriatikut.
Përqëndrimi i lartë i metaleve të rënda (Cd; Pb; NO2; Zn), kryesisht për shkak të aktivitet të pakontrolluar industrial, anës brigjeve, dëmton biodiversitetin e lumit dhe rrezikon shëndetin e banorëve.
Shpëtim Doçi – peshkatar lokal që gjithë jetën e tij e ka kaluar në këto brigje dhe sot kujdeset me mund për rrjetat e tij.
Për shkak të karakteristikave fizike të pjerrtësisë së shpatit, lumenjtë e Shqipërisë janë të vrullshëm dhe me ujshmëri të lartë, çka u jep mundësinë këtyre mbetjeve të udhëtojnë, relativisht shpejt, në brigjet e Detit Adriatik. Kësisoj, e tërë kjo ndotje transportohet më pas edhe në shtete të tjera europiane, si Mali i Zi dhe Kroacia.
Viktor Çaka – ende gjuan me “çikëz” metodë tradicionale për peshkim.
Përmes fotografive ju mund shihni se mungesa e kontrollit prej autoritetet dhe keqmenaxhimi i trajtimit të mbetjeve urbane po shkakton një katastrovë të mjedisore e cila ndot, jo vetëm brigjet e Shqipërisë, por edhe brigjet e vendeve të tjera.
Gryka e lumit Ishëm, në nivel vjetor sjell rreth 730.00 kg. plastikë.
Turizëm në plastikë.
Akoma më keq, prania e plastikës po konsiderohet si diçka e natyrshme për peshkatarët dhe për vizitorët e shumtë që frekuentojnë brigjet, dikur të pastra të Adriatikut…
Mbetje nga të gjitha format.
Autori i tekstit dhe fotos: Artan Rama