fbpx


За Дома
Дома е едукативна еколошка онлајн платформа на Институтот за комуникациски студии.
За ИКС
IKS
Мисијата на ИКС е да помогнеме во зајакнувањето на македонската демократија во работата со медиумите, граѓанското општество и јавните институции, едуцирајќи критична јавност која ќе бара поголема транспарентност и отчетност преку вклучување на граѓаните во креирањето јавни политики.
+389 2 3090 004
Поврзани страници
Samo Prasaj logo

ResPublica logo
primeroci od ris i mecka gi ukrasuvaat kukite i kafeanite na sara

Do të zhvillohet betejë për zonat e Parkut Nacional “Mali Sharr”

Pasiguria dhe errësira informative e mundojnë popullatën që jeton në gjirin e Malit Sharr, për të cilën po zhvillohet procedura për shpalljen park nacional. Kjo u tregua nga hulumtimi në terren i ekipit të Institutit për Studime të Komunikimit, i kryer me qëllim të zbulimit të problemeve të banorëve të fshatrave që shtrihen në shpatet e anës maqedonase dhe kosovare të Sharrit. Për të “ndriçuar” këtë proces, biseduam edhe me shkencëtarë, me përfaqësues të organizatave joqeveritare, të Qeverisë, me punonjës të turizmit dhe me investitorë. Konstatimet tona tregojnë se ekziston rreziku që kufijtë e parkut të ardhshëm nacional të propozuar nga komuniteti shkencor të ndryshojnë në mënyrë që të përmbushen interesat e biznesit të dikujt.

ke se vodi bitka za granicite na nacionalniot park sar planina g3 1

Në kuadër të Studimit të Vlerësimit të PK “Mali Sharr”, katër zona janë propozuar dhe përkufizuar. Sipërfaqe më të madhe (230 km2) përfshin zona e menaxhimit aktiv, ndërsa më e vogla është zona e mbrojtjes (1 km2). Zona për përdorim të qëndrueshëm mbulon sipërfaqe prej 136 km2, ose 25,1%.

Për shkak të ndryshimit të mënyrës tradicionale të jetës në rajon dhe, në përgjithësi, varfërisë në rritje dhe paqëndrueshmërisë politike, vlerat natyrore të Malit Sharr ndikohen fuqimisht nga faktori njeri. Kjo shkakton një numër të madh kërcënimesh që mund të çojnë në degradim dhe shkatërrim të të gjitha vlerave natyrore. Midis tyre janë urbanizimi dhe infrastruktura e parregulluar (hapja e rrugëve, shtëpitë e fundjavës, objektet hotelierike, etj.), dhe prerjet ligjore, përdorimi i pamatur i resurseve ujore (sidomos për marrjen e energjisë elektrike), përdorimi i tepruar i disa bimëve mjekësore dhe aromatike dhe gjuetia e pakontrolluar.

Studimin e Vlerësimit të Malit Sharr propozohet të ndalen të gjitha procedurat për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, në mënyrë që të ruhet pasuria natyrore e parkut të ardhshëm nacional.

Ke se vodi bitka za granicite na nacionalniot park Sar Planina 1Ke se vodi bitka za granicite na nacionalniot park Sar Planina 2Burimi: Studimi i Vlerësimit të Malit Sharr

Rekomandohet, gjithashtu, që të gjithë HEV-të që do të vazhdojnë të funksionojnë për të rishikuar ndikimin në zonën e mbrojtur dhe nëse vlerësohet se ato kanë ndikim të rëndësishëm me pasoja për karakteristikat themelore natyrore të zonës së mbrojtur, të mos vazhdohet marrëveshja e koncesionit.

Për këtë problematikë, i kërkuam Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore një përgjigje në pyetjet se sa hidrocentrale totale ka në zonën e Sharrit, sa prej tyre janë të EVN-së, dhe sa janë të kompanive të tjera private dhe sa është fuqia e tyre.

“Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore nuk ka të dhëna konkrete që janë të nevojshme për kërkimin Tuaj, sepse nuk mban evidencë të tillë. Me këtë rast, Ju drejtojmë që të kontaktoni operatorin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, “Elektro Distribucija” SHPKNJP Shkup, duke pasur parasysh që hidrocentralet në fjalë janë të lidhura në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike të menaxhuar nga “Elektro Distribucija” SHPKNJP Shkup. Për shkak të këtij fakti, operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike ka informata mbi atë se cilët shfrytëzues janë të lidhur në cilat pika të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, cila është fuqia e tyre, dhe në këtë rast edhe sa energji elektrike prodhojnë”, thonë nga KRRE-ja.

Nga EVN-ja nuk iu përgjigjën pyetjeve të shtruara.

Përndryshe, popullsia e kësaj zone tashmë ka treguar se është e gatshme t’i mbrojë resurset ujore. Nga ana tjetër, gjendja e pjesës kosovare të Sharrit, e cila është shpallur prej kohësh park nacional, është provë se uzurpimi i lumenjve vazhdon pavarësisht nga e ashtuquajtura mbrojtje.

> Kambanat po bien për shkatërrimin e Sharrit

Mundësitë e humbura çojnë në shpërngulje

Shtrirja e zonës së ardhshme të mbrojtur – Parku Nacional “Mali Sharr” përfshin 7 komuna në Rajonin e Planit të Pollogut, përkatësisht: Komunën e Bogovinës, Komunën e Vrapçishtës, Komunën e Gostivarit, Komunën e Jegunovcës, Komunën e Tearcës, Komunën e Tetovës dhe Komunën e Mavrovës-Rostushës. Popullsia në këtë rajon merret me kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, kopshtare, të drithërave dhe kulturave të tjera. Fatkeqësisht, tipari kryesor është që të rinjtë po shpërngulen dhe popullsia po plaket. Banorët tani nuk e dinë se çfarë ndryshimesh do të sjellë parku nacional dhe nëse do të përfitojnë prej tij.

ana youtube intro

Me recetën e duhur Sharri mund të bëhet Zvicër për brezat e rinj

Shpërngulja e të rinjve dhe plakja e popullsisë po i zbrazin fshatrat dhe komunat e Malit Sharr, për të cilën po zhvillohet procedura për shpalljen park nacional.

прочитај повеќе

Rezultatet dhe analizat e aktiviteteve ekonomike në zonën e propozuar për mbrojtjen e Malit Sharr si park nacional tregojnë se ai ka potencial të madh për zhvillim, jo vetëm në nivelin e zonës, por edhe potencialin për të ndikuar në zhvillimin rajonal dhe nacional. Shumë nga vlerat natyrore të Malit Sharr nuk përdoren ose përdoren në mënyrë të papërshtatshme dhe të padrejtë, duke e shkatërruar diversitetin biologjik dhe peizazhor dhe cilësinë e jetës së popullatës lokale.

Mundësitë turistike të ofruara nga Mali Sharr kanë një pjesë të madhe në zhvillimin e ekonomisë, veçanërisht në kushtet e dimrit. Prania e terreneve për ski, disa hoteleve dhe vilave private, kryesisht të përfaqësuara në Kodrën e Diellit, e cila konsiderohet qendër turistike e Malit Sharr, mundësojnë zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Lidhur me turizmin rural, në kuadër të hulumtimeve të peizazhit, peizazhi i Malit Sharr vlerësohet me indeks veçanërisht të lartë të cilësisë vizuale për shkak të pamjes së ruajtur rurale, e cila, nga ana tjetër, ka potencial të lartë për zhvillimin e turizmit rural.

Nuk do të ketë gjueti, por mund edhe të ketë

Koncesionet për shtatë vendet e gjuetisë në Malin Sharr do të jenë të vlefshme derisa zona të shpallet në kategorinë e mbrojtjes ‘park nacional’. Sidoqoftë, Ligji për gjuetinë parashikon krijimin e terreneve të gjuetisë me qëllime të veçanta në sipërfaqet e parqeve nacionale, të dedikuara për zbatimin e masave të veçanta për ekonomizimin e gjahut, me qëllim të ruajtjes dhe zhvillimit të gjahut dhe habitateve të tij.

ana youtube intro

Ekzemplarët e rrëqebullit dhe ariut i “dekorojnë” shtëpitë dhe kafenetë e Sharrit

Në shtëpitë dhe kafenetë në vendbanimet e Malit Sharr mund të gjeni “trofe” të kafshëve të egra si rrëqebulli dhe ariu, gjuetia e të cilave është rreptësishtë e ndaluar.

прочитај повеќе

Kjo përmbajtje është përpiluar nga Instituti për Studime të Komunikimit.

Redaktorë: Sonja Petrushevska dhe Vlladimir Nikolloski
Gazetarë: Ana Zafirova, Katerina Topallova, Martin Pushevski dhe Kushtrim Begolli
Kameramanë: Lubomir Domazetov, Zdravko Petrusheski, Zoran Dogov, Igor Angellovski dhe Hezer Bikliçi
Montazh: Borçe Kërstevski dhe Enes Bajramliçi
Lekturë: Tatjana B. Eftimoska

Share